Bizneset në BE

A është gati biznesi shqiptar për konkurrencën e BE-së?

Përmbledhje audio
Dëgjo një përmbledhje të shkurtër të këtij artikulli, gjeneruar nga AI.

Kjo përmbledhje audio është gjeneruar automatikisht.

Integrimi europian mbetet sfida kryesore për Shqipërinë në katërvjeçarin e ardhshëm, por njëkohësisht edhe një proces që kërkon përgatitje të thelluar, veçanërisht për biznesin. Përshtatja me standardet e Bashkimit Europian nuk lidhet vetëm me rritjen e pagave, por edhe me një sërë faktorësh të tjerë që ndikojnë drejtpërdrejt në konkurrueshmërinë e tregut vendas.

Florjan Zekja Përfaqësues Biznesi:

”Sfida kryesore për katërvjeçarin e ardhshëm është integrimi dhe hyrja në komunitetin europian. Kjo është një sfidë shumë e rëndësishme, për të cilën biznesi duhet të përgatitet, jo vetëm në aspektin e pagave – që duhet të përshtaten me standardet e Bashkimit Europian, por edhe në përmbushjen e një sërë faktorësh të tjerë, për të qenë në hap me bizneset e komunitetit europian.
Të gjithë kapitujt janë hapur, por ndodhen ende në fazë konsultimesh dhe nuk ka ende kapituj ku të jetë përcaktuar qartë roli i qeverisë apo i biznesit në këtë proces transformimi.”

Teksa të gjithë kapitujt e negociatave janë hapur, sipas ekspertëve, procesi ndodhet ende në fazë konsultimesh, pa një ndarje të qartë përgjegjësish mes qeverisë dhe sektorit privat. Kjo paqartësi rrezikon të rëndojë mbi biznesin, i cili duhet të përballet me një transformim të kushtueshëm dhe të shpejtë.

“Duhet të bëhet një përllogaritje e qartë se sa kushton dhe cila është kostoja e këtij transformimi dhe, mbi këtë bazë, barra të shpërndahet edhe me biznesin, sepse është një anomali që biznesi të hyjë në treg dhe të përballet me gjigantë të prodhimit, me përvoja qindra­vjeçare.”

Ekspertët theksojnë se pa një vlerësim real të kostove dhe pa mbështetje të drejtpërdrejtë, bizneset shqiptare rrezikojnë të hyjnë të papërgatitura në një treg ku përballen me kompani me përvojë dhjetëra e qindra vjeçare.

scantv.al

Citimi i Ditës
Albanian Edition

Nëse do të shkosh shpejt, shko vetëm; nëse do të shkosh larg, shko me të tjerët.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top