Shkamb Koshi, është pronari i një fabrike në Prizren, i cili kthehet në Kosovë pas 25 vitesh në Itali për të ngritur kompaninë e tij.
Kompania e tij merret me pjesë të prodhuara nga fibrat e karbonit që janë të lehtë në peshë dhe të qëndrueshëm mekanikisht, e posaçërisht të përdorshme për automjetet dhe barkat e shpejta dhe eksporton në 15 vende të ndryshme të botës.
Kryeministri i Kosovës, zoti Albin Kurti nuk hezitoi të vizitonte fabrikën duke i shprehur mirënjohjen dhe kontributin për punën që Shkambi ka bërë duke u shprehur:
“Janë rreth 70 punëtorë dhe i gjithë ky proces mund të shpjegohet prej pronarit dhe ideatorit të kësaj teknologjie moderne, prej Shkamb Koshit, i cili më tregoi se si edhe pjesët për automjete të shpejta si Alfa Romeo e për barka në gjatësi deri në 10 metra e me shpejtësi 150 kilometra në orë, prodhohen nga fibrat e karbonit dhe kjo është një teknologji, e cila gjithnjë e më shumë po ka treg në botë, sidomos kur bëhet fjalë për gjësendet, të cilët kanë shumë peshë, të cilët zhvillojnë shpejtësi të mëdha apo të cilat janë të shtrenjta”.