Më 6 nëntor, Tirana do të presë AllWeb Digital 2025, konferencën më të madhe rajonale mbi marketingun dhe inovacionin digjital. Ky vit sjell diçka të veçantë: dy motra shqiptare, të cilat nisën rrugëtimin e tyre në Tiranë, arritën në Google dhe Silicon Valley dhe tani kthehen me misionin: të ndihmojnë liderët të ndërtojnë dhe realizojnë objektivat e tyre, përmes ekosistemeve globale që kanë ndërtuar.
Blerina Sanocki — Rritje strategjike & investime me impakt
Si themeluese dhe CEO e TideBorn Capital, Blerina bashkëpunon me themelues vizionarë për të shndërruar ide të guximshme në biznese me ndikim të lartë. Ajo është një investitore aktive përmes Portfolia.co dhe The Bond Fund, duke kombinuar kapitalin me rrjetin global dhe një metodologji të provuar për rritje bashkëpunuese. Para se të themelonte TideBorn Capital, Blerina kaloi 14 vjet në Google, duke strukturuar partneritete strategjike me vlerë mbi 2.5 miliardë dollarë në sektorë si teknologjia, CPG, telekomunikacioni dhe retail. Me eksperiencë në gjashtë vende dhe trajnime nga Harvard Law, Oxford University dhe Golden Gate University, ajo është një zë global për mënyrën se si aleancat strategjike përshpejtojnë inovacionin.
Jonika Hoomes — Trajnim dhe strategji për themelues dhe liderë
Si themeluese e Integralis Leadership, Jonika punon me themelues (startup-esh) në rritje të shpejtë dhe liderë të Fortune 500 si trajnere ekzekutive dhe Chief Strategy Officer me kohë të pjesshme. Që nga viti 2021, ajo ka udhëhequr liderë përmes tranzicioneve me rrezik të lartë, nga rritja e startup-eve pas MVP-së deri tek navigimi i ndryshimeve të identitetit në nivele të larta të ndërmarrjeve globale. Ajo ishte shqiptarja e parë e punësuar në Google, ku gjatë 19 viteve arriti të rrisë biznese miliardëshe në Ads, Android, Cloud dhe Developers, duke përfunduar si Chief of Staff i ekosistemit global të zhvilluesve të Google. Sot, Jonika kombinon strategjinë, neuroshkencën dhe coaching për të ndihmuar liderët të rriten me qartësi dhe rezistencë.
AllWeb Digital: Jo vetëm një konferencë, një platformë ku projektohet e ardhmja
Themeluar si një pikëtakim për profesionistët e marketingut, teknologjisë dhe inovacionit, AllWeb është bërë ndër vite një nga eventet më të rëndësishme në rajon për ata që kërkojnë të kuptojnë dhe të ndikojnë në të ardhmen e industrisë digjitale.
Me më shumë se 3500 pjesëmarrës ndër vite, 235 folës ndërkombëtarë dhe 2000 artikuj të publikuar në media, AllWeb Digital është një platformë me ndikim, që ofron jo vetëm dije, por edhe frymëzim dhe rrjetëzim cilësor.
Edicioni i këtij viti mban moton All Attention | All Content | All Creative | All Business | All AI, duke reflektuar drejtimet ku po shkon tregu: më shumë Inteligjencë Artificiale, më shumë Përmbajtje me kuptim, më shumë Kreativitet dhe më shumë Strategji Biznesi.
Pse nuk duhet humbur?
Prania e Blerinës & Jonikës në skenën e AllWeb Digital është një mesazh i fuqishëm për profesionistët shqiptarë, një dëshmi se suksesi global është i arritshëm dhe se rrënjët shqiptare mund të ndikojnë thellë në botën e teknologjisë. Për ata që duan të mësojnë nga më të mirët, të kuptojnë prirjet që po formësojnë të ardhmen dhe të ndërtojnë rrugën e tyre drejt lidershipit…AllWeb Digital 2025 është vendi ku duhet të jeni.
Biletat janë tashmë online në faqen zyrtare: www.Allweb.digital
Ruani datën: 6 nëntor. Tiranë. AllWeb.