Brunilda Hoxha

Brunilda Hoxha, farmaciste, përgatit produkte të personalizuara për problemet e lëkurës dhe flokëve

Brunilda Hoxha farmaciste, ka përfunduar studimet në universitetin e Mjekësisë, dega Farmaci, e diplomuar në vitin 2000. Në vitin 2005 hapi farmacinë e saj e cila këtë vit bën 20 vjetorin.

Ajo ka kryer në Londër një kualifikim mbi bazat e përgatitjeve galenike dhe zhvillimit të plan terapisë së pacientëve sipas problematikave në 2015, gjithashtu ka marrë pjesë në trajnime në laboratorë farmaceutike në vende të ndryshme, më i fundit ishte në tetor 2024 në Oxford Uk .

Me pasionin që ka për këtë fushë dhe me synimin për të sjellë 100 % rezultat tek cdo pacient prej shumë vitesh realizon produkte të personalizuara. Në një intervistë për Probizz.al,Brunilda tregon se si arrin të prodhojë produkte sipas kërkesave të pacientëve dhe problematikave që paraqesin.

 

Si e morët iniciativën për të krijuar produkte të personalizuara?

Iniciativën për të formuluar dhe përgatitur produkte farmaceutike dhe kozmetike në farmacinë time e mora pasi përfundova një kualifikim dy vjecar në Londër. Kualifikimi kishte të bënte me 3 pika kyce të kompetencës farmaceutike që janë; përgatitjen e një produkti  të sigurt dhe të saktë , kalkulime (LLOGARITJET) dhe formulime me saktësi të përbërësve që ai përmban  dhe  zhvillimin dhe një plan të terapisë sipas problematikës të pacientëve. Në këto kushte fillova të zhvilloja produkte individuale sipas nevojave të klientëve . Ka shumë individë që kanë alergji nga përbërës të caktuar, kanë alergji nga aromat, nga ngjyrueset etj dhe nuk mund të përdorin produkte të gatshme në këto kushte i përgatisim produktet duke përjashtuar këto elementë që i japin alergji apo irritim. Në ndryshim nga produktet që tregtohen të gatshme, këto përgatesa realizohen me përqendrime dhe përbërës specifikë që ti përshtaten lëkurës dhe problemeve të saj tek individët.

Pse pikërisht për kujdesin ndaj lëkurës dhe flokëve? Apo kërkesat janë më të larta?

Fusha në të cilën jam përqëndruar janë produkte dermatologjike e kozmetike dhe për flokët. Kjo sepse çdo person është unik dhe lëkura e tyre gjithashtu dhe problematikat janë nga më të ndryshmet dhe në sajë të këtyre përgatesave synohet efikasitet optimal dhe kënaqësi të pacientët. Njerëzit reagojnë ndryshe nga i njëjti trajtim sepse ndikojnë shumë faktorë të tjerë si mosha, gjinia, dieta ushqimore dhe stili i jetesës. Lëkura është organi i jashtëm më i madh në trupin tonë dhe është e ekspozuar me ambjentin, temperaturat , rrezatimin uv, lagështinë, ndotjen dhe kimikatet që gjenden në ajër dhe si pasojë lëkura pëson ndryshimet nga proceset që ndodhin në të. psh ndotja rrit inflamacionin, skuqjen dhe për këtë përgatisim produkte me antioksidantë dhe që mbrojnë barrierat e lëkurës dhe në këtë mënyrë e mbajmë lëkurën të shëndetshme. Përvec këtyre faktorëve të jashtëm që japin probleme në lëkurën tonë janë dhe sëmundje të brendshme që projektojnë probleme në lëkurë si p.sh psoriasis është sëmundje autoimune e cila projekton në lëkurë zona shumë të thara ose crregullimet hormonale që shkaktojne akne, shtojnë yndyrën dhe hirsuitizëm, rënie të flokut. Për këta pacientë përgatesat galenike që realizojmë janë të personalizuara sipas stadit të agravimit dhe përqëndrimi i përbërësve s’mund të jetë i njëjtë për të gjithë dhe sa shumë mundësi na jep për të përmirësuar një gamë të gjerë të problemeve si.p.sh kemi shumë raste të shtuara të dermatitit atopik tek fëmijët, ata duan një formulim specifik, adoleshente dhe adult me akne në fytyrë dhe në trup, ekzema ,hiperpigmentime. Gjithashtu kemi dhe një kategori të pacientëve me kimioterapi të cilët medikamentet që përdorin ju japin probleme në zonen plantare te kembës, duarve dhe thonjtë. Përvec problematikave që përmendëm janë dhe përgatesat për të mirëmbajtur lëkurën të shëndetshme dhe të bukur për çdo lloj moshe p.sh. Përgatesat kozmetike me efekt antirrudhë janë të formuluara për të ngadalësuar procesin e plakjes së lëkurës dhe kanë përbërës humectant që mbajnë ujin në lëkurë dhe e mbajnë atë të hidratuar dhe rrisin elasticitetin e saj.

A kanë kosto më të mëdha këto produkte dhe sa sfiduese është për ju të prodhoni një produkt të personalizuar ?

Produktet e personalizuara normalisht kanë kosto sepse nuk prodhohen në sasi dhe aq më tepër të personalizuara.

Unë kam zgjedhur çmime ekonomike të përshtatshme për njerëzit që të blihen nga masë sa më e gjërë. Produktet e fabrikuara  dhe pse kanë kosto të ulët shpenzojne shumë për marketing, reklama të cilat i ngarkohen çmimit të produktit. Dhe këto produkte nga prodhimi tek konsumatori kalon në shumë shkallë duke i rritur çmimin. Ndërsa unë duke eleminuar këto hallka të marketimit etj krijoj mundësinë për produkte me çmime të ulëta duke ruajtur cilesinë e lartë të produktit. Për sa i përket sfidës është një kombinim i pasionit tim të madh dhe njohurive të mia në këtë fushë dhe eksplorimi i së cilës është një hapësirë pa fund dhe sfida më duket e lehtë.

Në  Shqipëri gjenden të gjithë përbërësit për të realizuar produktin që kërkoni apo bashkëpunoni edhe me vendet e huaja?

Bashkëpunimi me laboratorët e huaj dhe shkëmbimi i eksperiencave është shumë i rëndësishëm. Shumë nga përbërësit bazikë të prodhuara nga laboratore farmaceutike internacionale importohen dhe gjenden dhe në vendin tonë.

Sa produkte keni arritur të prodhoni deri tani dhe për cilin ka patur kërkesa më të larta?

Produktet janë shumë të larmishme pasi janë të personalizuara dhe kombinimet janë të shumta. Problematikat më të shpeshta janë problemi i akneve tek të rinjtë dhe adultet, mendoj kjo dhe për shkak të konsumimit të sheqernave, pijeve me gaz e energjike të cilat duke u konsumuar cdo ditë japin crregullim hormonal dhe si pasojë agravim të akneve në lëkurë. Një problemtikë tjetër e shtuar është dermatiti, ekzema, psoriais të cilat janë të lidhura ngushtë dhe me faktorët gjenetike.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top