CEO i McDonalds

CEO i McDonald’s jep një këshillë për karrierën: “Askush nuk kujdeset për të më shumë se ti”

Përmbledhje audio
Dëgjo një përmbledhje të shkurtër të këtij artikulli, gjeneruar nga AI.

Kjo përmbledhje audio është gjeneruar automatikisht.

Në të njëjtën kohë që dimri ul temperaturat, CEO i McDonald’s, Chris Kempczinski, sjell në vëmendje disa të vërteta “të ftohta” mbi karrierën dhe botën e punës. Drejtuesi 57-vjeçar i gjigantit të fast-food-it publikoi së fundmi një video në Instagram, e cila u bë virale, ku ndau këshillën e tij kryesore për suksesin profesional duke paralajmëruar se mund “të lëndojë ndjenjat”. “Mbani mend: askush nuk kujdeset për karrierën tuaj aq sa ju vetë,” tha Kempczinski.“ Ideja se diku është dikush që po kujdeset për ju, që do t’ju sigurojë mundësitë e duhura apo do t’ju vendosë në pozicionin e duhur  është e mrekullueshme nëse ndodh. Por, në fund të ditës, ju duhet t’i bëni gjërat të ndodhin vetë.”

Sigurisht, Kempczinski nuk është i pari drejtues korporate që shpreh një qëndrim të tillë. Prej vitesh, figura të njohura të biznesit  përfshirë themeluesin e Business Insider, Henry Blodget  kanë këshilluar punonjësit të “jenë CEO i karrierës së tyre”.

“Njerëzit, kur hyjnë për herë të parë në tregun e punës, shpesh mendojnë se suksesi dhe kënaqësia në karrierë janë përgjegjësi e dikujt tjetër,” shkruante Blodget në vitin 2023.

Sipas tij, në shkollë apo në fazat e hershme të karrierës, ekzistojnë rregulla të qarta, rrugë të parashikueshme përparimi dhe shpesh një mentor që ka për detyrë të ndihmojë. Por ky model, herët a vonë, pushon së funksionuari duke e lënë individin plotësisht përgjegjës për drejtimin e vet profesional.

Komentet e Kempczinski-t vijnë gjithashtu në një kohë kur po vihet re një distancim gjithnjë e më i madh nga ideja e besnikërisë afatgjatë mes punëdhënësve dhe punëmarrësve.

“E kuptoj që disa prej jush mund të kenë nisur punën në këtë kompani duke pritur një ‘marrëveshje punësimi’ të bazuar te besnikëria, koha e qëndrimit dhe përputhja me strukturat tradicionale të kompensimit dhe përfitimeve,” shkruante Stankey.
“Ne kemi zgjedhur me vetëdije të largohemi nga këto elemente dhe të kalojmë drejt një kulture më të orientuar nga tregu që shpërblen aftësinë, kontributin dhe angazhimin.”

Në një video të mëparshme, Kempczinski kishte ndarë edhe një këshillë praktike për menaxhimin e kohës, energjisë dhe vëmendjes, organizimi.

“Të qenit i organizuar më ndihmon të qëndroj i fokusuar,” tha ai, duke shtuar se mban gjithmonë të rregullt email-in, kompjuterin dhe hapësirën e punës.

Në fund, mesazhi është i qartë: në një botë pune gjithnjë e më individualiste dhe konkurruese, secili duhet të mbajë përgjegjësi për jetën dhe karrierën e vet , sepse askush tjetër nuk do ta bëjë këtë në vendin tënd.

businessinsider.com

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top