AI dhe HR

Çfarë tregon sondazhi i Aurela Muratit për marrëdhënien mes teknologjisë dhe HR?

Përmbledhje audio
Dëgjo një përmbledhje të shkurtër të këtij artikulli, gjeneruar nga AI.

Kjo përmbledhje audio është gjeneruar automatikisht.

Aurela Murati është Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore në GREEMED Medical Solution dhe trajnuese me përvojë si Assistant Trainer, Assistant Coach dhe HR Trainer. Ajo kombinon ekspertizën njerëzore me teknologjinë për të krijuar mjedise pune më efektive dhe më njerëzore, duke ndihmuar profesionistët e HR të evoluojnë dhe të shtojnë vlerë reale në organizata.

Sondazhi i fundit i realizuar nga Aurela Murati në LinkedIn mbi teknologjinë dhe rolin e HR tregoi disa të dhëna interesante.

4 alternativa, një mesazh shumë i qartë.

Rezultatet nga sondazhi:

31% – HR po ndryshon, jo po zhduket
27% – IA po na bën më efikasë
23% – Varet sa gati është HR
19% – Janë rritur pritshmëritë

 

Çfarë do të thotë kjo në praktikë?

Nuk kemi frikë nga teknologjia.
Por kemi ndjesinë që roli ynë po zgjerohet dhe kjo na rrit përgjegjësinë në shumë dimensione.

Nga njëra anë, duhet të përputhim investimet në sisteme dhe teknologji që drejtuesit e kompanive kërkojnë për të prodhuar rritje te stafi.
Nga ana tjetër, duhet të sigurohemi që çdo pjesë e stafit të ndihet komode dhe e plotësuar me infrastrukturën e siguruar nga kompania, në mënyrë që të tregojë aftësitë e tij më të mira.

 

Realiteti i përditshëm në HR sot

  • Menaxhojmë njerëz
    • Menaxhojmë sisteme
    • Analizojmë të dhëna
    • Raportojmë performancë
    • Përdorim IA

Po, mënyra e të bërit HR ka ndryshuar.

Por ajo që nuk ka ndryshuar është thelbi:

  • Vendimet finale kërkojnë gjykim njerëzor.
    • Konfliktet kërkojnë empati.
    • Motivimi kërkon ndjeshmëri.
    • Kultura kërkon prani.

 

Një krahasim i ftohtë: Teknologjia dhe Njeriu

Teknologjia:
✔ Përshpejton
✔ Automatizon
✔ Organizon

Njeriu:
✔ Kupton
✔ Ndjen
✔ Merr përgjegjësi

Këtu qëndron balanca reale.

Një teknologji përshpejton proceset kur njeriu di t’i japë kuptim përdorimit të saj.
Një teknologji automatizon kur filtrohet me arsye dhe me ndjeshmërinë e pyetjes: “Përse do të na shërbejë?”
Një teknologji organizon proceset e marra në përgjegjësi nga njeriu, për t’i kursyer kohë në veprime mekanike dhe për të rritur performancën e tij.

 

IA nuk po na zëvendëson.
Po na sfidon të rritemi bashkë me të dhe të udhëheqim zhvillimin e saj në dobi të profesioneve tona.

Sondazhi tregon diçka shumë të bukur:
HR është i vetëdijshëm që duhet të evoluojë, të mos cungohet nga frika e zëvendësimit, por të shfrytëzojë avancimin e teknologjisë në kryerjen e proceseve.

A e dini pse?

Sepse avantazhi ynë ndaj teknologjisë mbetet i pakonkurrueshëm, emocioni dhe inteligjenca sociale.

 

Dy shembuj konkretë të vlerës së shtuar

  • Matja e performancës dhe bonuset

Një sistem digjital regjistron objektivat, rezultatet dhe progresin e secilit punonjës.
Të dhënat filtrohen automatikisht dhe lidhen me bonusin apo rritjen e pagës.
HR analizon kontekstin dhe siguron që vlerësimi të jetë i drejtë, jo vetëm numerik.

Teknologjia sjell transparencë.
HR garanton drejtësi.

  • Analiza e pagave dhe barazisë së brendshme

Platforma HR identifikon diferenca page për role të njëjta ose performancë të lartë të nënvlerësuar.
HR ndërhyn për të korrigjuar pabarazitë dhe për të propozuar rregullime të drejta.

Teknologjia evidenton pabarazinë.
HR e zgjidh atë.

 

HR i së ardhmes nuk do të jetë administrativ.
Do të jetë strategjik.
Dhe do të jetë më njerëzor se kurrë.

Këshillë nga Aurela Murati: “Kolegë, shijoni zhvillimin e teknologjisë dhe benefitet e saj, është detyrë e jona të dimë ta drejtojmë ecurinë e saj duke shtuar vlerë në profesionin tonë.”

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top