Deficiti i skemës së pensioneve në përmirësim. Si po mbahen shpenzimet nën kontroll

Skema e sigurimeve shoqërore ka arkëtuar më shumë, teksa është treguar me e kursyer në shpenzime me 2024, duke ulur në këtë mënyrë boshllëkun “deficitin” që mbulohet nga buxheti.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se deficiti i skemës së sigurimeve shoqërore (të ardhura nga kontributet minus shpenzimet për pensionet) arritën në -1.9 për qind të PBB-së, duke qëndruar në të njëjtin nivel me vitin e kaluar por shumë më ulët se niveli 3.2% të PBB-së në vitin 2016.

Të ardhurat më të larta nga kontributet janë faktor kryesor që kanë ndikuar në frenimin e rritjes së deficitit të skemës së pensioneve. Ato arritën 139.4 miliard lekë me 2024 ose 10.5% më shumë se fakti i 2023, teksa numri i kontribuuesve u rrit 2%.

Paga mesatare bruto u rrit 11.2%, duke nxitur arkëtimet nga kontributet të cilat grumbullohen mbi pagat bruto.

Nga ana tjetër rritja e shpenzimeve për skemën e pensioneve ishte me modeste në vitin 2024. Indeksimi i pensioneve u bë vetëm 4.1% në tetor 2024, shumë më pak se niveli 8.6% i vitit 2023. Për pasojë shpenzimet faktike të skemës së sigurimeve ishin pak më të ulëta se plani.

Kursimet në krahun e shpenzimeve të skemës po nxitën nga përfitimet më të ulëta të pensioneve të reja. Mosplotësimi i kritereve për pension, sidomos vitet e punës me sigurime ka bërë që pjesa dërrmuese e përfituesve të pensioneve të pleqërisë të marrin pagesa të pjesshme.

Deficiti i skemës së pensioneve në vlerë ishte 49 miliardë lekë ose 500 milionë euro vitin e kaluar. Kjo vlerë ishte 8% më e lartë se me 2023, por 14% më e ulët se e vitit të 2022. Rritja me rreth 4% e PBB në vlerë i ka ulur raportet e shpenzimeve dhe për disa zëra që kanë në vlera neto të njëjta si në vitin 2023.

Nëse rritja e pagës me 50,000 lekë vijon sipas planit të qeverisë vitin që vjen dhe digitalizimi rritë formalizimin, të ardhurat mund të vazhdojnë të përmirësojnë deficitin. Megjithatë zhvillimet demografike janë një kërcënim për qëndrueshmërinë e pensionit në afatgjatë nëse nuk rritet edhe mosha e daljes në pension.

Të dhënat tregojnë se pas 20 vitesh numri i përfituesve arrin në 1 person për çdo të punësuar e krahasimi është aktualisht 1 me 1.3 persona. Qëndrueshmëria afatgjatë e sistemit është e paqëndrueshme nëse nuk merren masa në kohë për të rritur moshën e daljes në pension dhe për të zgjeruar skemën e kontributeve.

grafiik

Monitor

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top