Viena

Destinacionet më të mira dimërore të Europës

Kompania e trageteve DFDS ka analizuar të dhënat e kërkimit në Google dhe ka zbuluar destinacionet kryesore europiane për këtë dimër:

Vjenë

Qyteti i dytë austriak në listë, dhe është e lehtë të kuptosh pse.

Tregjet e Krishtlindjeve, koncertet sezonale dhe një histori e pasur kulturore, e bëjnë Vjenën një vend me vlerë për t’u eksploruar.

Pavarësisht të ftohtit dhe borës, Vjena është një qytet, që lulëzon gjatë muajve të dimrit. Do të gjeni gjithçka hapur dhe një atmosferë mikpritëse.

Disa nga gjërat më të mira për të bërë në qytet në muajt e dimrit, përfshijnë patinazh në akull në sheshin e madh përpara Rathaus ose vizita në Pallatin Hofburg.

Pallati Hofburg dikur ishte shtëpia e pushimeve dimërore të familjes mbretërore austriake.

Salzburg

Salzburgu ndodhet në Austri, por kufizohet me Gjermaninë, dhe kur imagjinoni një parajsë europiane me dëborë në dimër, ky është qyteti që duhet t’ju vijë në mendje.

Është një vend përrallor, me çati të mbuluara me borë gjatë dhjetorit, dhe pamje të tregut të Krishtlindjeve.

Në fakt, Salzburg Christkindlmarkt është një nga tregjet më të vjetra të Krishtlindjeve në Europë.

Krakov

Krakov në Poloni është një qytet i mrekullueshëm dhe ekonomik për t’u vizituar, por ka shumë më tepër për të ofruar sesa thjesht hotele dhe restorante të lira.

Qyteti i vjetër është mahnitës dhe nuk do të keni nevojë për transport publik, pasi është shumë e lehtë të eksploroni qytetin në këmbë.

Tromso

I vendosur në Norvegjinë veriore, Tromso është qyteti më i madh afër Rrethit Arktik.

Dimri në Tromso fillon herët dhe zgjat për një kohë të gjatë. Por, nuk është një dimër i zymtë. Ju mund të shijoni ngjyrat arktike dhe netët polare të akullta.

Arsyeja kryesore për të vizituar Tromso në dimër? Qyteti është vendi më i mirë për të parë Dritat e Veriut, Aurora Borealis.

Shqip.al

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top