Amchann

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri: besimi i ulët i sipërmarrjeve te klima e biznesit

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ka publikuar Indeksin e Biznesit për vitin 2024, i cili ra lehtësisht krahasuar me një vit më pare. Ky tregues shënoi 46.47 pikë nga 100, në krahasim me 47.57 pikë në vitin 2023. Dhoma Amerikane e Tregtisë ngre shqetësimin gjithashtu se ky tregues prej vitesh është nën 50, duke treguar një nivel të ulët besimi. “Gjatë 12 viteve të organizimit të Indeksit të Biznesit, vlerësimi i anëtarëve ka qënë gjithnjë nën nivelin e 50 përqindshit, duke demonstruar një shqetësim të vazhdueshëm për disa parametra themelorë të klimës. Tregues si gjetja e stafit të kualifikuar lokal, monopoli dhe konkurrenca e padrejtë, ekonomia informale, burokracia qeveritare dhe niveli i përgjithshëm i taksave, vazhdojnë të kenë një vlerësim të ulët nga anëtarët”, vëren AmCham.

Gjatë 2024, shqetësimet kryesore të raportuara nga kompanitë e anketuara janë: Gjetja e stafit të kualifikuar vendor, monopoli dhe konkurrenca e padrejtë, ekonomia informale, burokracia qeveritare dhe niveli i përgjithshëm i taksave të zbatuara.

Ndonëse me një përmirësim të lehtë gjatë vitit 2024, gjetja e stafit të kualifikuar vendas vazhdon të jetë problem për 73.3% të kompanive të pyetura.

Ndërkohë, u përkeqësua perceptimi për disa çështje të tjera si: Monopoli dhe konkurrenca e padrejtë: -3.20 pikë, niveli i ekonomisë informale: -1.44 pikë, korrupsioni: -1.66 pikë.

Nga treguesit  e monitoruar, “Furnizimi me Energji” dhe “Rendi dhe Siguria në Vend” patën një perceptim më pozitiv.  Edhe “Infrastruktura” shënoi një përmirësim të lehtë me 0.60 pikë.

Marrëdhëniet me autoritetet publike, ndonëse perceptohen kryesisht pozitive, patën rënie në vlerësim: Marrëdhënia me ministritë: -1.35 pikë, marrëdhënia me qeverisjen vendore: -2.87 pikë, marrëdhënia me gjykatat: -3.50 pikë, perceptimi për ekonominë dhe tregun.

Perceptimi i të anketuarve për “Performancën e Ekonomisë Shqiptare” në vitin 2024 ka shënuar rënie me -3.05 pikë, ndërsa “Kërkesa për Mallra dhe Shërbime” në tregun e brendshëm u ul me -3.83 pikë. Në kontrast, treguesi për “Kërkesën për Mallra dhe Shërbime në Eksporte” ka njohur rritje pozitive me +4.69 pikë, duke reflektuar pritshmëri më të larta në tregjet ndërkombëtare.

Gjatë 2025, anëtarët e AmCham kanë pritshmëri pozitive për klimën e biznesit, performancën e ekonomisë shqiptare, kërkesën për mallra dhe shërbime dhe reformat ekonomike dhe politikën e qeverisë qendrore.

amcham

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top