panairi i biznesit

DHTIT në Panairin Ndërkombëtar të Biznesit në Spanjë, çfarë bënë sipërmarrësit shqiptarë

Panairi ndërkombëtar i biznesit dhe tregtisë së jashtme “IMEX-Castilla y León”, i cili këtë vit u organizua në Valladolid (Spanjë), shërbeu si një vend takimi i rëndësishëm midis sipërmarrësve që synojnë të rriten ndërkombëtarisht dhe ekspertëve në sektorët përkatës për çdo vend pjesëmarrës.

Mes përfaqësive ekonomike dhe tregtare nga 30 vende, ishte e pranishme edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, e cila nëpërmjet përfaqësuesit të zyrës së DHTIT në Spanjë, z. Eduard Hyseni, i shoqëruar nga z. Juan Jose Gonzalez Saez, këshilltar ekonomik i Përfaqësimi i DHTIT, asistoi kompanitë e interesuara për mundësitë e zgjerimit të biznesit në Shqipëri.

Për të orientuar sa më mirë planet e tyre të investimeve, sipërmarrësit u njohën nga përfaqësues të DHTIT me sektorët prioritarë për investimet në Shqipëri, kuadrin ligjor për investimet, klimën e biznesit, procedurat lehtësuese, masat mbështetëse etj.

Një nga sektorët me peshë në investimet e huaja është edhe energjia. Falë pozicionit të favorshëm gjeografik dhe kushteve klimatike, Shqipëria ka një potencial të konsiderueshëm të burimeve të rinovueshme të energjisë. Kështu, kompanitë e interesuara u njohën me kushtet dhe prezantimin e potencialit të Shqipërisë në këtë fushë.

Gjithashtu, në Konferencën e Ndërkombëtarizimit të Biznesit IMEX-Castilla y León, u trajtuan tema të ndryshme, që nga mundësitë e rritjes në tregjet e huaja të SME-ve, sfidat e sektorit agroushqimor në kontekstin ndërkombëtar, qëndrueshmëria industriale, deri te tendencat në logjistikë dhe financimin ndërkombëtar.

 

voanews.al

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top