Diaspora

Diaspora shqiptare do të votojë, por a është ajo e përfaqësuar?!

Diaspora shqiptare do të votojë për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme elektorale në Shqipëri, të cilat do të zhvillohen me 11 Maj të këtij viti. Në një studim të tij, Instituti I Studimeve Politike, ka nxjerrë në pah pozicionimin e grave dhe të rinjve në fushatë zgjedhore.

Partitë politike kanë premtuar se të rinjtë, gratë dhe vajzat, diaspora dhe kategori të tjera të gjera të popullsisë do të jenë pjesë e listës së tyre të kandidatëve në zgjedhje. “Përfaqësimi sa më i gjerë dhe pluralist e forcon nivelin e legjitimitetit dhe i bën partitë më të ndjeshme ndaj kategorive që përbëjnë shumicën votuese dhe aktive në sistemin tonë përfaqësues”, sipas ISP.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) po monitoron standardet e integritetit te partitë politike, proceset e brendshme dhe vetë procesin zgjedhor në Shqipëri. Instituti vë në dukje elementët kritikë të modelit të përfaqësimit dhe elementët pozitivë të tij.

Elementë kritikë lidhur me modelin e përfaqësimit politik:

  1. Partitë nuk kanë struktura funksionale rinore / të grave;
  2. Partitë nuk kanë përcaktuar formula / kuota përfaqësimi;
  3. Partitë nuk kanë përfaqësues të diasporës në kryesi;
  4. Partitë nuk kanë rregulla integrimi për diasporën;
  5. Forumet rinore / grave nuk kanë kryer procese zgjedhore;
  6. Sekretariatet politike dublojnë/mbivendosen mbi forumet;
  7. Mungojnë aktet e brendshme rregullatore dhe transparente;
  8. Mungojnë praktikat e ndarjes së financimit elektoral.

Elementë pozitivë lidhur me modelin e përfaqësimit politik:

  1. Vota e diasporës rrit peshën e tri kategorive të cituara;
  2. Rinia dhe gratë kanë gjithnjë e më shumë figura publike;
  3. Vota e diasporës ka marrë rëndësi primare në fushatë;
  4. Rinia dhe diaspora përdorin teknologjitë e reja zgjedhore;
  5. Forumet rinore kanë rol dhe ndikim tek votuesit e rinj;
  6. Të rinjtë, gratë dhe diaspora janë aktiv në debate publike;
  7. Sondazhet ofrojnë mbështetje për këto tri kategori;
  8. Tri kategoritë kanë akses dhe lidhje ndërkombëtare.

 

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top