Sipas studiuesit dhe psikiatrit Dr. Drew Ramsey, me mbi 20 vite eksperiencë, ka zbuluar disa zakone të përditshme të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin mendor dhe aftësinë e trurit për të qëndruar i mprehtë gjatë gjithë jetës.
Në librin e tij “Shërimi i Trurit Modern”, shpjegohen disa mënyra të thjeshta dhe të bazuara në shkencë për të forcuar shëndetin e trurit. Nëse mund t’i përgjigjesh me “po” pesë pyetjeve më poshtë, atëherë po kujdesesh për trurin tënd më mirë se shumica e njerëzve.
A mbani mend ndonjë nga ëndrrat tuaja këtë javë?
Nëse po, kjo tregon që keni pasur një gjumë cilësor, veçanërisht në fazën REM, kur truri përpunon emocionet dhe ruan kujtimet. Pse është e rëndësishme?
Gjatë gjumit, truri aktivizon një sistem pastrimi që largon toksinat, përfshirë proteinat që lidhen me sëmundje si Alzheimeri.
A keni ngrënë këtë javë ushqime si sardele, pesto apo thjerrëza?
Këto ushqime janë të pasura me lëndë ushqyese të domosdoshme për trurin:
-
Sardelet → Omega-3, që ndihmon qelizat e trurit
-
Pesto (borziloku) → Acid folik, i rëndësishëm për funksionimin e trurit
-
Thjerrëzat → Fibra dhe vitamina B, që ndihmojnë humorin dhe përqendrimin
Pse është e rëndësishme?
Një studim ka treguar se rreth 1/3 e njerëzve me depresion u shëruan vetëm duke përmirësuar ushqyerjen e tyre. Dieta mesdhetare ul inflamacionin dhe përmirëson funksionin e trurit.
A keni pasur biseda domethënëse me të paktën 3 persona këtë javë?
Ndërveprimi me të tjerët është jetik për shëndetin e trurit. Nuk ka rëndësi numri i madh i njohjeve, por cilësia e lidhjeve që krijojmë.
Pse është e rëndësishme?
Një analizë e 148 studimeve zbuloi se marrëdhëniet e forta shoqërore rrisin jetëgjatësinë me 50% – efekt i krahasueshëm me lënien e duhanit! Ndërveprimet pozitive lëshojnë oksitocinë, e cila ul stresin dhe përmirëson funksionimin e trurit.
A keni kaluar kohë në natyrë këtë javë?
Ecjet në pyll, park ose thjesht në ajër të pastër ndikojnë pozitivisht në shëndetin mendor.
Pse është e rëndësishme?
Një studim i Stanford-it tregoi se një shëtitje 90-minutëshe në natyrë zvogëlon stresin dhe mendimet negative. Për më tepër, natyra lëshon substanca që përmirësojnë sistemin imunitar dhe ndihmojnë trurin të relaksohet.
A keni shkruar në një ditar ose shënuar mendimet tuaja këtë javë?
Shkrimi i mendimeve ndihmon për të organizuar idetë, përpunuar emocionet dhe përmirësuar përqendrimin.
Pse është e rëndësishme?
Studimet tregojnë se shkrimi për ndjenjat tona ul stresin dhe përmirëson mirëqenien mendore. Në fakt, truri reagon më qetësisht ndaj emocioneve të përballuara përmes të shkruarit.
Si të forconi trurin tuaj çdo ditë
Këto pesë zakone janë baza e asaj që Dr. Drew Ramsey e quan “Fitnes Mendor” – një qasje për të ndihmuar trurin të përballojë stresin dhe sfidat moderne.
Duke i zbatuar ato rregullisht, ndihmoni trurin tuaj të qëndrojë i shëndetshëm, i fortë dhe i aftë për të mësuar dhe për t’u përshtatur. Edhe ndryshimet e vogla mund të kenë një ndikim të madh!