Nga Albana Muçaj, Autore
Në mbrëmjen e 2 prillit 2025, në mjediset e një prej vendeve më të bukura në New Work, Cipriani, 25 Broadway, u zhvillua një festë unike, përmes të cilës u nderua karriera e jashtëzakonshme e fotografit të modës me famë ndërkombëtare, Fadil Berisha. Tapeti i Kuq i mbrëmjes Gala ishte një homazh për trashëgiminë e tij në fotografi, si dhe një festë e gëzuar për ditëlindjen e tij, i rrethuar nga miq, familjarë dhe ikona botërore.
Një Trashëgimi Kulturore Festuar me Nderime
Momenti më prekës i mbrëmjes erdhi kur Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, i dorëzoi Fadil Berishës Çelësin e Qytetit të Prishtinës, duke nderuar kontributin e tij për dekada në art, kulturë dhe identitetin shqiptar. “World Changers Award”, ishte Medalja e Nderit që mori nga Gabriele Andreoli, Instituti i Studimeve të Advancuara dhe Bashkëpunimit (IASC). Ai u nderua gjithashtu nga Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, i cili i dorëzoi një certifikatë me përshkrimin: “Artist i mrekullueshëm, atdhetar i palodhur”.
Mbrëmja pati mesazhe video nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe nga legjendari i muzikës, Clive Davis, të cilët nderuan trashëgiminë e qëndrueshme dhe ndikimin global të Berishës.
Një mbrëmje e pasur me art, përmes performancës së jashtëzakonshme të artistëve shqiptarë me famë ndërkombëtare si Inva Mula, Gent Tukiçi, Deshira Ahmeti, Parashqevi Simaku, etj.
Një listë ikonike të ftuarish
Tapeti i kuq shkëlqeu me mysafirë të njohur, duke përfshirë:
- Martha Stewart, sipërmarrëse në fushën e modës
- Beverly Johnson, supermodele dhe pioniere e kësaj fushe
- Candy Spelling, producente dhe filantrope
- Carol Alt, modele dhe aktore
- Katie Ford, mbështetëse e modës dhe artit
- Carmen Dell’Orefice, supermodele ikonike
- Nikki Haskell, prezantuese televizive dhe shoqëruese
- Paula Shugart, Presidente e Miss Universe
- Evie Evangelou
- Barbara Winston
- David Hryck
- Stacey Schieffelin
- Ginni Conquest
- Esther Swan
Prania e tyre theksoi admirimin dhe respektin e gjerë që Berisha ka fituar gjatë karrierës së tij dhe nëpër industri të ndryshme.
Një Mbrëmje Elegance, Kërcimi dhe Emozioni
Mbrëmja u hap me fjalë të ndjera nga Eliza Dushku Palandjian. Një moment i paharrueshëm erdhi nga Tony Dovolani, kërcimtar profesionist dhe koreograf i “Dancing with the Stars”, i cili i dhuroi Berishës dy performanca të bukura kërcimi live, të sjella në jetë nga kërcimtarët e tij—a një homazh i elegancës për miqësinë e tyre të gjatë dhe shpirtin krijues të Fadilit.
Emina Çunmulaj, model dhe filantropiste, udhëhoqi mbrëmjen me intervista në skenë dhe reflektime, duke sjellë thelbin emocional të kësaj feste.
“Kjo nuk ishte vetëm një festë e punës sime—ishte një homazh për njerëzit, pasionin dhe rrënjët që më formuan,” tha Fadil Berisha. “Të jem i rrethuar nga kaq shumë dashuri, talent dhe krenari kulturore në ditëlindjen time është dhurata më e madhe që mund të marr.”
Tapeti i Kuq i kësaj mbrëmje Gala ishte më shumë se një event—ishte një moment vendimtar në festimin e trashëgimisë, bukurisë dhe fuqisë së artit për të na bashkuar të gjithëve.
Miqtë dhe organizatorët
Për këtë mbrëmje madhështore të ikonës shqiptare në New York, u angazhuan prej muajsh miq të Fadil Berishës dhe filantropë. Ky komitet oganizativ i Miqve të Fadil Berishës përbëhen nga:
- Fotini Allteni Kokeri – Filantrope, Sponsor Kryesor
- Beti Beno & Eva Burnazi – AAWO Motrat Qiriazi Event Planner -BV consulting and Events
- Nevila Dudaj – Sipërmarrëse, Adriatik Tours LLC & Adriatik Hotel in Durres
- Deshira Ameti – soprano
- Inva Mula – Soprano
- Shqipe Namani – Namani Celebrity Make Up Artist/ NAmani Beauty, Menaxhere e Fadil Berishës.
- Belisa Vneshta – Planifikuese Eventesh – BV Consulting and Events
- Blerti Talelli – Videograf & Prodhues, Talelli Production Company
- Donika Bardha – Sipërmarrëse, Bardha Winery
- Emina Cunmulaj – Modele & Filantrope
- Eliza Dushku – Aktore e Hollywood-it
- Mimoza Bakraqi – Royal Backdrops LLC
- Beti Beno & Eva Burnazi – AAWO Motrat Qiriazi Event Planner -BV consulting and Events
- Booklet me mesazhet e organizatoreve te eventit: Fadil Berisa Birthday