Përafrimi legjislacionit dhe implementimi sistemeve doganore të Bashkimit Evropian ishin në qendër të takimit që zhvilloi në Bruksel Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Genti Gazheli, me Departamentin të Taksave dhe Doganave në Komisionin Evropian (DG TAXUD), z. Matthias Petschke dhe ekspertët BE për doganat
Diskutimet kryesore, sipas burimeve zyrtare, u përqendruan te zbatimi i udhërrëfyesit të Kapitullit 29, në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Përfaqësuesit e DG TAXUD vlerësuan maksimalisht përpjekjet dhe progresin e arritur nga Doganat Shqiptare në procesin e negociatave për anëtarësim.
Drejtori Gazheli ritheksoi angazhimin e Administratës Doganore Shqiptare për përafrimin e legjislacionit doganor me atë të BE-së, forcimin e kapaciteteve administrative dhe infrastrukturore, si dhe implementimin e sistemeve digitale modern kryesisht sistemet NCTS (tranzit), AES (eksport), AIS (import), EORI, TARIC etj.