inovacion

DPSHTRR shpall konkursin “Transport, Inovacion dhe Siguri II” për studentët në mbarë vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) shpall hapjen e edicionit të dytë të konkursit “Transport, Inovacion dhe Siguri”, një nismë që synon të nxisë mendimin krijues të të rinjve në drejtim të sigurisë rrugore, inovacionit teknologjik dhe zhvillimit të qëndrueshëm të transportit.
Pas suksesit të edicionit të parë, DPSHTRR vijon traditën e përfshirjes së studentëve të shkollave të mesme profesionale dhe universiteteve publike e private, duke i ftuar ata të sjellin ide, projekte apo modele teknologjike që ofrojnë zgjidhje konkrete për sfida reale të transportit rrugor.
Objektivat e konkursit:
•     Nxitja e ideve inovative për përmirësimin e sigurisë rrugore;
•     Promovimi i efikasitetit dhe qëndrueshmërisë në transport;
•     Mbështetja e projekteve që kanë potencial zhvillimi praktik dhe ndikim real në komunitet.
Përfitimet për pjesëmarrësit:
•     Tre çmime monetare për idetë më të mira dhe më të zbatueshme;
•     Takime me profesionistë të fushës së transportit, inxhinierisë dhe teknologjisë;
•     Çertifikata pjesëmarrjeje për të gjithë pjesëmarrësit.
Afati i fundit për aplikim është 14 Nëntor 2025.
Studentët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar idetë e tyre përmes platformës zyrtare të DPSHTRR

Kjo nismë është pjesë e politikave të DPSHTRR për të fuqizuar partneritetin me të rinjtë, për të promovuar transportin e qëndrueshëm dhe për të ndërtuar një kulturë të re sigurie rrugore.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top