Në një periudhë kur bota u përball me sfida gjatë pandemisë COVID-19, mundësitë për avancim në teknologjinë shëndetësore u bënë më të dukshme se kurrë. Kjo ishte një periudhë që ndihmoi në lindjen e ideve revolucionarë, përfshirë atë të Dr. Luke, një startup që synon të transformojë mënyrën e ofrimit të kujdesit shëndetësor në Shqipëri dhe më gjerë.
Themeli i Dr. Luke erdhi si ide gjatë pandemisë, kur aksesi i kufizuar në mjekë krijoi një boshllëk të dukshëm. Frymëzuar nga përvoja në samitin global Intelligent Health në Bazel, Zvicër, në shtator 2022, themeluesi i Dr. Luke mori frymëzim nga startup-et më të avancuara në fushën e e-health. Ky moment i rëndësishëm nxiti mendimin: “Pse të mos krijojmë diçka të ngjashme në Shqipëri?”
Me një mision të qartë për të integruar teknologjinë dhe për të përmirësuar kujdesin shëndetësor, Dr. Luke ka për qëllim të krijojë një platformë inovative që ofron një përvojë më të mirë për pacientët dhe kontribuon në përmirësimin e shëndetit publik. Në këtë intervistë, do të zbulojmë më shumë rreth vizionit të kompanisë, sfidave që kanë kaluar dhe planeve të ardhshme që do të ndihmojnë në përmbushjen e qëllimeve ambicioze të Dr. Luke.
Kur vendosët të themeloni startup-in tuaj dhe çfarë ju motivon në këtë sipërmarrje?
Ideja rreth Dr. Luke lindi gjatë pandemisë Covid-19, kur aksesi tek mjekët ishte i kufizuar. Nxitja konkrete erdhi kur mora pjesë në samitin global Intelligent Health në shtator 2022 në Bazel të Zvicrës , ku u njoha me startup-et dhe kompanitë më elitare në fushën e e-health. Aty mendova, “Pse mos të krijoj diçka të ngjashme në Shqipëri?
Cili është misioni dhe vizioni i kompanisë tuaj?
Cila është faza e startup-it tuaj, çfarë po bëni aktualisht? Cilat kanë qenë hapat kyçe në këtë rrugëtim?
Sfida kryesore është skepticizmi në lidhje me telemedicinën dhe pranimin e saj në praktikën e kujdesit shëndetësor, si dhe gjetja e partnerëve strategjikë në industrinë e shëndetit dixhital për të zhvilluar teknologjinë e nevojshme, e cila është e kushtueshme dhe kërkon investime të mëdha.
Cilat janë vlerat dhe besimet që ju udhëheqin në sipërmarrje?
Momentalisht jam pjesë e një programi të EIT Health, ku përfshihen top 100 themelueset femra në fushën e medtech. Po mentorohemi nga ekspertë dhe udhëheqës botërorë. Gjithashtu, në shtator do të kthehemi në Samitin Global për Intelligent Health, por kësaj here jo si vizitorë, por si startup. Çfarë do të na ndihmojë të kalojmë në fazën tjetër është një kontratë që presim të nënshkruajmë shumë shpejt me një kompani britanike lider në shëndetësinë dixhitale. Kjo kompani do të investojë në startupin tonë dhe do të na ndihmojë në zhvillimin e një aplikacioni që do të dalë shumë shpejt në treg. Aplikacioni do të jetë i sigurtë dhe do të mbrojë privatësinë e informacionit shëndetësor. Brenda aplikacionit tonë, do të mund të skedulosh konsulta me çdo profesionist shëndetësor në një vend të vetëm, duke integruar në një platformë të vetme aplikacione ekzistuese për specialitete mjekësore të ndryshme.
Çfarë zgjidhje ofroni për klientët tuaj?
Në fakt Emri “Dr. Luke” vjen nga Shen Luka, mjeku misionar. Ne synojmë që çdo shërbim të jetë i orientuar drejt pacientit, veçanërisht duke marrë parasysh ngjarjet e fundit në lidhje me sistemin spitalorë në Shqipëri. SDG3 synon të sigurojë shëndet dhe mirëqenie për të gjithë dhe për çdo moshë. Ne do të kontribuojmë në arritjen e këtij qëllimi duke përmirësuar qasjen në kujdesin shëndetësor dhe duke zhvilluar produkte dhe shërbime që promovojnë shëndetin dhe mirëqenien e pacientëve në mënyrë inovative dhe të qëndrueshme. Ne do të ofrojmë një gamë të gjerë zgjidhjesh në fushën e shëndetësisë dixhitale përmes aplikacionit dhe platformës që po zhvillojmë. Pacientët jo vetëm do të mund të skedulojnë konsulta në distancë me profesionistë shëndetësorë, por gjithashtu do të mund të monitorojnë sëmundjet kronike nga të cilat vuajnë. Po ashtu, ata do të kenë akses në artikuj dhe informacione shkencore të përditësuara për tema që lidhen me shëndetin.
Si po ndikon ndryshimi i teknologjisë dhe i tregut në sipërmarrjen tuaj?
Intelegjenca artificiale do të luajë një rol kyç në zhvillimin e shëndetit dixhital, duke përdorur teknologjitë e AI për analizën e të dhënave shëndetësore, personalizimin e trajtimeve dhe përmirësimin e efikasitetit në sistemet e kujdesit shëndetësor. Kjo ndihmon në ofrimin e kujdesit më të mirë shëndetësor dhe adresimin e sfidave komplekse shëndetësore në mënyrë inovative, duke përfituar nga rritja e tregut të telemedicinës, veçanërisht pas pandemisë së COVID-19.
Cilat janë planet tuaja për rritje të ardhshme dhe strategjitë për t’i arritur ato?
Planifikojmë të zgjerojmë praninë tonë në tregun e shëndetësisë dixhitale do të synojmë të krijojmë partneritete strategjike me kompani ndërkombëtare si dhe të zgjerojmë klientelën tonë në Kosovë dhe Maqedoni.
Çfarë ju bën më të lumtur në sipërmarrjen që keni nisur?
12 vite me parë u përzgjodha si një nga 12 të rinjtë më të talentuar në teknologji dhe inovacion, ndërsa tani kam privilegjin që përmes kësaj sipërmarrjeje të ndikoj pozitivisht në shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve duke integruar mjekësinë dhe teknologjinë, e cila për mua është esenciale!
Çfarë synoni të realizoni konkretishtë në 3 vitet e ardhshme?
Në vitet e ardhshme synojmë të konsolidohemi në treg si kompani lider në fushën e telemedicinës në Shqipëri.