Dren Abazi Brand, brandi i veshjeve që po tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare

Dren Abazi Brand, bashkimi i elegancës dhe qëndrueshmërisë. Kështu e titullon media franceze Marie Clare artikullin dedikuar Dren Abazi Brand.
Veshjet elegante dhe njëkohësisht të guximshme, kanë tërhequr në më pak se një vit jetë vëmendjen e mediave të rëndësishme ndërkombëtare si GQ, Vogue dhe së fundi Marie Clair.

Në artikullin e fundit dedikuar brandit shqiptar të veshjeve shkruhet se, “Dren Abazi Brand bashkon elegancën guximtare dhe qëndrueshmërinë me një model “të bërë sipas porosisë”, duke kufizuar humbjet. Çdo pjesë reflekton universin muzikor të këngëtarit, duke ofruar një përvojë klienti të personalizuar dhe immersive”.

Si shumë artistë, këngëtari dhe kompozitori shqiptar, Dren Abazi, krijoi markën e tij të veshjeve dhe aksesorëve unisex me emrin e tij. Identiteti i Dren Abazi Brand, shkruan Marie Clair, bazohet në konceptin e “elegancës rock”. Ky term kap thelbin e markës: një stil të sofistikuar, dinamik dhe adaptues që reflekton personalitetin e ndezur të këngëtarit Dren Abazi dhe universin e tij muzikor. Megjithëse nuk është një artist rock në kuptimin e plotë të fjalës, muzika dhe ADN-ja e tij sjellin një prekje ekzotike që mund të përshtatet me çdo njeri. Felice Emanuels, përgjegjës për markën, shpjegon se secila pjesë është e dizenjuar me kujdes rreth imazhit dhe aurës së Dren Abazit, duke integruar gjithashtu elemente nga muzika e tij në dizajn. “Marrim frymëzim nga stili i tij në skenë dhe në përditshmëri dhe përpiqemi t’i përkthejmë ato në produkte të përdorshme,” saktëson ajo.

Pak kohe më parë Vogue shkruante ne artikullin e tij, “Dren Abazi Brand, krijuar nga këngëtari dhe krijuesi i këngëve Dren Abazi, ofron veshje të porositura që janë të përshtatshme për veshje të përditshme dhe raste të veçanta. Frymëzuar nga performanca dhe personaliteti i artistit, marka sjell një stil të natyrshëm dhe të shumëanshëm që kombinon elegancën dhe funksionalitetin. Të gjitha pjesët janë 100% të prodhuara në Evropë”.

Identiteti vizual i markës shkon përtej veshjeve dhe aksesorëve. Artikujt dërgohen në çanta mbrojtëse të ripërdorshme, të dizenjuara me tekstet e këngëve të këngëtarit. Një detaj që lejon të lidhemi më thellë me markën. Çdo paketim përfshin gjithashtu një këngë të Drenit, e cila është e aksesueshme përmes një QR code të platformës muzikore Spotify, duke e shndërruar një blerje të thjeshtë në një eksperiencë të veçantë.

Një model i qëndrueshëm prodhimi

Qëndrueshmëria mbetet në qendër të misionit të Dren Abazi Brand. Duke përdoru modelin e  prodhimit “made-to-order”, marka përpiqet të minimizojë humbjet. Emanuels saktëson: “Ne nuk mbajmë produkte në magazinë, çka na lejon të prodhojmë vetëm atë që është e nevojshme.” Kështu, të gjitha materialet vijnë nga Evropa, duke garantuar cilësi të paprekshme dhe duke respektuar standarde të rrepta mjedisore. Kostumet e banjos, për shembull, janë të bëra nga material i ricikluar, me ndikim të ulët mjedisor. Ky qasje eco-responsabile nuk kufizohet vetëm në materialet e përdorura. Përgjegjësja e marketingut thekson rëndësinë e punës me furnizues të besueshëm evropianë, ekspertiza e të cilëve garanton, jo vetëm cilësinë, por edhe praktikat e qëndrueshme të prodhimit. “Moda është një sektor shumë ndotës dhe ne të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë për të ulur këtë ndikim,” thotë ajo. Me materiale si poliesteri e riciklueshme, marka përpiqet të ofrojë produkte që zgjasin, duke respektuar standardet më të larta të cilësisë.

Personalizimi i përvojës së klientit

Dren Abazi Brand gjithashtu vë theks të veçantë në ofrimin e një përvoje të shkëlqyer klienti dhe të personalizuar. Si një markë e re, afërsia me klientët është një avantazh i madh. Emanuels Felice saktëson se feedback-u i klientëve është thelbësor në procesin e krijimit: “Kemi vënë re se shumë gra blinin këmisha për burra. Prandaj, vendosëm të lançojmë një koleksion unisex, duke ofruar një përshtatje të përsosur dhe detaje të menduara për to.” Kjo qasje e personalizuar nuk kufizohet vetëm në veshje. Marka tregon fleksibilitet në dërgesa dhe menaxhimin e kthimeve. Edhe pse shumica e produkteve shiten dhe prodhohen me porosi, Dren Abazi Brand përpiqet të përshtatet me nevojat e klientëve të saj, duke garantuar kënaqësinë e tyre në çdo hap të blerjes. Dren Abazi Brand aspiron të arrijë një klientelë ndërkombëtare. Për këtë, marka bën një komunikim të qartë dhe një dëgjim aktiv të feedback-ut të klientëve, për të përmirësuar eksperiencën e blerjes. “Ne duam që klientët tanë të ndihen të dëgjuar dhe të vlerësuar, pavarësisht nga vendi i tyre,” thotë Felice.

Me përzierjen e saj unike të stilit, qëndrueshmërisë dhe eksperiencës së klientit, Dren Abazi Brand përfaqëson një epokë të re të modës, ku eleganca takon përgjegjësinë.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top