Dren Abazi

Dren Abazi Brand, përkrah performancës së Dren Abazit në Kalanë e Porto Palermos me Pop Up Store dy ditor

Brenda kalasë historike të Porto Palermos, koncerti magjepsës i Dren Abazit ndriçoi dy netë të paharrueshme në @portopalermofestival.

Dren Abazi doli në skenë me veshjet e Dren Abazi Brand, duke filluar me një set saten me ngjyrë rëre për natën e parë, e ndjekur mbrëmjen e dytë nga këmisha me dantella, e shoqëruar me pantallonat e stolisur të meshkujve.

Performanca e tij dy ditore brenda mureve të Kalasë së Porto Palermos u shoqëruar edhe nga dyqani Pop Up, ku u shfaqën koleksionet e brandit që mban emrin e tij. Një brand që personifikon deri në detaj, cilësi, stil dhe shije të artistit.

Dren Abazi Brand ka më pak se një vit që është lançuar në treg. Por, pikërisht për shkak të stilit dhe cilësisë ka tërhequr vëmendjen e mediave vendase dhe ndërkombëtare, si Vogue, gqmagazine.co.uk. etj.

Dren Abazi

Ky sukses është një hap i madh për industrinë e modës shqiptare dhe një shembull frymëzues për markat e tjera që synojnë të depërtojnë në tregjet ndërkombëtare. Është një tregues i forcës dhe kreativitetit që mund të dalë nga Shqipëria.

Lexoni edhe: Dren Abazi Brand vjen me POP UP Store ne Porto Palermo Castle

Dren Abazi Brand, ofron veshje të bëra me porosi që janë të përshtatshme për veshje të përditshme dhe raste të veçanta. Frymëzuar nga performanca dhe personaliteti i artistit, marka sjell një stil të natyrshëm dhe të shumëanshëm që kombinon elegancën dhe funksionalitetin. Të gjitha pjesët janë 100% të prodhuara në Evropë.

DrenAbaziBrand

Për më shumë, kërkoni drenabazibrand.com dhe ndiqni @drenabazibrand ne Instagram.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top