Dua Lipa përtej muzikës, një markë globale që vazhdon të rritet

Përmbledhje audio
Dëgjo një përmbledhje të shkurtër të këtij artikulli, gjeneruar nga AI.

Kjo përmbledhje audio është gjeneruar automatikisht.

Këngëtarja e njohur ndërkombëtarisht Dua Lipa po konsolidon gjithnjë e më shumë pozicionin e saj si një nga emrat më të njohur të muzikës pop në botë. Sipas The Sun, ajo ka gjeneruar rreth 23 milionë paundë brenda një viti, falë muzikës, honorareve dhe marrëveshjeve me marka globale si Versace, Porsche, Puma dhe YSL Beauty

30-vjeçarja pritet gjithashtu të përfitojë të ardhura të tjera me nëntë shifra, duke e çuar pasurinë e saj të vlerësuar në rreth 130 milionë paundë. Këto shifra nuk përfshijnë ende fitimet nga turneu botëror “Radical Optimism”, i cili ka gjeneruar 112 milionë paundë të ardhura bruto.

Të ardhurat menaxhohen përmes kompanisë së saj Radical 22 Ltd, e cila vlerësohet në mbi 55 milionë paundë dhe mban një kapital të konsiderueshëm cash dhe të investuar.

Në artikull citohet edhe vetë Dua Lipa, e cila ka theksuar se mentaliteti i fortë i punës buron nga përvoja e prindërve të saj emigrantë:

“Është ndoshta ajo që quhet mentalitet emigranti… kjo ndjenjë se, nëse nuk punon mjaftueshëm, gjithçka mund të të rrëshqasë nga duart.”

Përveç muzikës, Dua Lipa ka zgjeruar aktivitetin e saj edhe përmes platformës Service95, që përfshin newsletter, podcast dhe klub libri, duke e shndërruar emrin e saj në një markë me ndikim kulturor dhe ekonomik.

The Sun

Citimi i Ditës
Albanian Edition

Nesër është faqja e parë e një libri me 365 faqe boshe. Shkruaje një të mirë.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top