IA

Edhe krijuesit e IA bashkohen në thirrjen për ndalimin e përkohshëm të “superinteligjencës” artificiale

Më shumë se 850 personalitete ndërkombëtare, përfshirë bashkëthemeluesin e Apple Steve Wozniak dhe themeluesin e Virgin Group Richard Branson, kanë firmosur një deklaratë ku kërkohet ndalimi i përkohshëm i zhvillimit të “superinteligjencës” artificiale, një teknologji që mund të tejkalojë aftësitë njohëse të njeriut.

Në listën e nënshkruesve përfshihen edhe pionierët e inteligjencës artificiale Yoshua Bengio dhe Geoffrey Hinton, si dhe Stuart Russell nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley. Ata paralajmërojnë se përpjekjet për të krijuar AI më të mençur se njeriu mund të sjellin rreziqe serioze për sigurinë, ekonominë dhe të ardhmen e njerëzimit.

Deklarata, e njohur si “Statement on Superintelligence”, kërkon ndalimin e çdo përpjekjeje për ndërtimin e sistemeve të tilla derisa të ekzistojë mbështetje publike dhe konsensus shkencor për sigurinë e tyre. Nënshkruesit përfshijnë edhe ish-zyrtarë të lartë amerikanë, figura mediatike dhe personalitete nga politika dhe jeta publike, si Princi Harry dhe Meghan Markle.

Sipas një ankete të Future of Life Institute, vetëm 5% e amerikanëve mbështesin zhvillimin e pakufizuar të superinteligjencës, ndërsa shumica kërkojnë rregullim të fortë dhe garanci për sigurinë.
“Duhet të sigurohemi që këto sisteme të mos jenë kurrë në gjendje të dëmtojnë njerëzit, as për shkak të keqpërdorimit, as për shkak të keqprogramimit,” tha Yoshua Bengio, duke theksuar nevojën që publiku të ketë një rol më të madh në vendimet që përcaktojnë të ardhmen e teknologjisë.

cnbc

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top