Në Kazakistan, Sarsenbayev po përpiqet të tërheqë vëmendjen për gjendjen e Kaspikut përmes pamjeve të bukura dhe gjithëpërfshirëse që ai poston në Instagram.

Nëse kriza klimatike dhe nxjerrja e tepërt e ujit vazhdojnë të pandërprera, ai ka frikë se “Deti Kaspik mund të përballet me fatin e Detit Aral”.

Në Iran, Javanmardi, vazhdon të fotografojë vijën bregdetare të Kaspikut, duke dokumentuar ujin e ndotur, brigjet e tkurra dhe shtretërit e detit të tharë, si dhe duke zbuluar bukurinë që ekziston ende dhe lidhjet që njerëzit kanë me detin.

Ai dëshiron që njerëzit të zgjohen për atë që po zhduket.

“Ky është liqeni më i madh në botë,” tha ai, “të gjithë njerëzit duhet ta konsiderojnë atë si diçka të rëndësishme.”