Presidenti i Shoqatës së Agjencive të Udhëtimeve Albacete, Ignacio Tárraga, ka rekomaduar destinacione të reja për t’u vizituar në 2024, sipas të përditshmes spanjolle “El HuffPost”, midis tyre është renditur dhe Shqipëria.
Tashmë agjensia ofron fluturime direkte nga provinca Albacete, Spanjë drejt Tiranës, Shqipëri, një destinacion që revistat e specializuara të udhëtimeve e kanë cilësuar si “Karaibet e panjohura europiane”.
Por, pse “Karaibet e panjohura europiane” ?
Pikë së pari favorizohet nga një vijë bregdetare më shumë se 300 kilometra të gjatë, me plazhe me rërë të bardhë, ujëra të kristaltë dhe shkëmbinj të thepisur.
Së dyti është një vend relativisht i panjohur.
Së treti Shqipëria është një vend i përballueshëm. Çmimet për hotelet, ushqimin dhe aktivitetet janë shumë më të ulëta se destinacionet turistike të Karaibeve.
Këto dhe te tjera e bëjnë Shqipërinë një vend unik dhe tërheqës për turistet që duan të kursejnë para.