Sopranoja Ermonela Jaho merr çmimin “Artistja më e mirë ndërkombëtare” nga Opera Spanjolle. Sot ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale video me momentin e emocionues të çmimit.
Ermonela shkruan, “Një kënaqësi e veçantë që të zgjidhem ‘Artistja më e mirë ndërkombëtare’ nga Opera Spanjolle XXI dhe të pranoj këtë çmim në Teatrin Zarzuela të Madrid-it mbrëmjen e kaluar. Dua të falenderoj jurinë dhe publikun spanjoll për vleresimin. Ndihem e privilegjuar për dashurinë që Spanja më ka dhënë dhe më jep gjithmonë. Shpresoj që puna ime të frymëzojë një brez të ri i cili të vazhdojë të përmirësojë botën me artin e vet. Rroftë muzika, rroftë arti, rrofshin artistët!”
Ajo u vlerësua për interpretimin e rolit në operën “Suor Angelica” nga “Il Trittico” të Puccinit.