Eva Buzo

Eva Buzo përfundon me sukses sfidën, përshkon me not distancën 92 km Itali-Shqipëri

Eva Buzo përfunduoi udhëtimin e saj prej 35 orësh e 17 min (për 92 km). Distanca ishte nga brigjet e Leçes deri në Gadishullin e Karaburunit, ku dhe ka prekur tokën shqiptare në një nga gjiret e Karaburunit, në afërsi të kepit të Gjuzës.

Avokatja shqiptare, e cila jeton në Australi, ka ndaluar shumë pak për të pirë ujë dhe udhëtimi vlerësohet të ketë qenë konstant, duke mos shfaqur asnjë problem gjatë udhëtimit .

Në momentin e mbërritjes Eva nuk ka qenë në gjendje të flasë për shkak të kalcifikimit të gojës nga kripa. Ndërkohë, raportohet se gjendja e saj është shumë e mirë.

Eva Buzo ka përfunduar me sukses rrugëtimin e saj të lënë në mes vitin e shkuar, duke treguar kështu një të jashëzakonshme fizike dhe psikologjike.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top