wob-al

Fireside Chat me Aradhana Khowala dhe Albana Vrioni, 12 Shtator 2025

Ndërsa bota e biznesit përballet me ndryshime të thella, drejtuesit po kërkojnë një mënyrë të re për të udhëhequr. E premte, 12 Shtator, shënon një moment të tillë. Women on Boards Albania organizon një Fireside Chat strategjik me Aradhana Khowala – një nga zërat më me përvojë në qeverisjen e turizmit dhe investimeve me ndikim afatgjatë.

Kjo nuk është një bisedë për “të ardhmen e largët”. Është një thirrje për ata që mendojnë seriozisht për vlerën afatgjatë, qeverisjen përtej formalitetit dhe transformimin përmes vizionit.

Kush është Aradhana Khowala?

Me mbi 20 vite përvojë në 85+ vende, Aradhana ka këshilluar qeveri, fonde sovrane dhe borde të korporatave globale. Ajo ka drejtuar projekte si NEOM dhe Red Sea Global dhe mban aktualisht role në disa borde ndërkombëtare në fushat e pasurive të paluajtshme, mirëqenies dhe turizmit.

Është një emër i njohur në skenat e G20, WEF dhe TEDx – por edhe një mbështetëse e hershme e WOB-AL, ku ka shërbyer si folëse kryesore në Konferencën Vjetore 2024, dhe rikthehet sërish në edicionin 2025 për një Masterclass të dedikuar.

Pse duhet ta ndiqni këtë bisedë?

Sepse turizmi nuk është vetëm industri, është pasqyrë e mënyrës si zhvillohet ekonomia, mjedisi dhe shoqëria. Dhe sepse rigjenerimi po bëhet model për shumë sektorë: pasuri të paluajtshme, financë, teknologji, urbanizëm.

Në këtë Fireside Chat, së bashku me Albana Vrionin, do të trajtohen:

Si rigjenerimi ndryshon mënyrën si mendojmë vlerën në bordet drejtuese

Çfarë nënkupton lidershipi afatgjatë në projekte të mëdha

Si AI dhe inovacioni lidhen me qasjen sistemike në qeverisje

Si përgatitemi për ndryshime pa humbur qëndrueshmërinë

 

Ky event është për ju nëse:

Jeni anëtar bordi, drejtues ekzekutiv apo këshilltar politikash

Merreni me investime me ndikim, ESG apo turizëm të qëndrueshëm

Po kërkoni të kuptoni qartësisht si lidhen kapitali, qëllimi dhe transformimi

Detajet

Data: E premte, 12 Shtator 2025

Ora: 5PM – 6PM

Format: Online, me diskutim të hapur dhe Q&A

Pjesëmarrja: Falas

→ Regjistrohuni Këtu!

Ky event është hyrja drejt një diskutimi më të thelluar që do të vijojë në Konferencën Vjetore WOBAL 2025, ku Aradhana do të udhëheqë një Masterclass të dedikuar për liderët që kërkojnë të përqafojnë rigjenerimin si strategji.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top