Në një ngjarje gala të organizuar nga Unioni Turistik Shqiptar dhe Ministria e Turizmit, Wizz Air nderohet me çmimin e “Linjës Ajrore më të Mirë me Kosto të Ulët në Shqipëri” për vitin 2023. Kjo vjen si një pasqyrë e profesionalizmit, ofrimit të shërbimeve me kosto të ulët dhe kontributit në rritjen e numrit të vizitorëve në Shqipëri gjatë këtij viti.
Wizz Air, si udhëheqëse e tregut ajror shqiptar, shpërblehet edhe për rolin e saj të jashtëzakonshëm në ruajtjen e mjedisit në nivel global. Kompania shpreh mirënjohje dhe krenari për kontributin e saj kyç në zhvillimin e sektorit turistik në Shqipëri gjatë periudhës së fundit. Angazhimi i vazhdueshëm i Wizz Air për të ofruar një gamë të gjerë destinacionesh, duke lidhur Shqipërinë me botën dhe shërbimet e shkëlqyera me çmime të arsyeshme kanë qenë faktorë kyç në tërheqjen e një numri të madh të turistëve.
Shërbimet me kosto të ulët të Wizz Air kanë bërë të mundur fluturimet për të gjithë qytetarët, duke shërbyer si katalizator në nxitjen e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Kontributi i tyre shtrihet përtej vendeve të punës të krijuara drejtpërdrejtë, duke përfshirë rreth 500 anëtarë të ekuipazhit të punësuar në Tiranë dhe duke krijuar më shumë se 7000 vende pune indirekte në sektorin e aviacionit dhe të hotelerisë në Shqipëri.
Ndikimi pozitiv i Wizz Air në ekonominë shqiptare pritet të rritet edhe më shumë me njoftimin e zgjerimit të tyre në vend. Për vitin 2024, planifikohet shtimi i avionit të 13-të në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, një hap strategjik që dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të kompanisë në zhvillimin e rajonit.
Yvonne Moynihan, Zyrtare e Korporatës dhe oficere e ESG në Wizz Air është shprehur:
“Jemi jashtëzakonisht shumë të lumtur dhe krenarë që jemi vlerësuar me çmimin si Linja Ajrore me kosto të ulët më e mirë në Shqipëri, nga Albanian Tourism Awards. Që kur nisëm të operojmë në Shqipëri në vitin 2017 dhe vendosëm një bazë këtu në 2020, ne kemi hapur mundësitë që lidhin Shqipërinë drejtpërdrejt me shumë qytete në Europë si dhe në Lindjen e Mesme, duke sjellë turistët për të eksploruar bukuritë e paprekura të natyrës shqiptare, por në të njëjtën kohë edhe duke ofuar mundësi fluturimi për komunitetin e madh shqiptar që jeton jashtë vendit. Gjatë këtyre viteve ne kemi transportuar mbi 9 milionë pasagjerë nga dhe drejt Shqipërisë. Tani ne jemi të fokusuar tek rritja e vazhdueshme në vend, duke vazhduar investimet në eknonominë lokale, krijimin e vendeve të reja të punës, si dhe duke u ofruar pasagjerëve gjithnjë e më shumë mundësi të reja fluturimi me çmime shumë të ulta, duke filluar nga vetëm 14.99 euro.”
Wizz Air ka arritur një sukses të shkëlqyeshëm, duke ndërtuar një rrjet të gjerë në Shqipëri në vetëm tre vjet. Kompania ka shënuar një hap të rëndësishëm duke ofruar fluturime drejt më shumë se 50 destinacioneve në 16 shtete të ndryshme, duke përfshirë 30 linja unike nga Tirana. Suksesi i tyre ka qenë i përkrahur nga një angazhim i vazhdueshëm ndaj profesionalizmit dhe një përkushtim i padiskutueshëm për të ofruar një standard të lartë të shërbimeve në industrinë ajrore.
Në nëntor të vitit 2023, Wizz Air ka shënuar një rendiment të jashtëzakonshëm, duke arritur rezultate të larta në krahasim me linjat e tjera ajrore në Europë për fluturimet e planifikuara. Kompania ka fituar një medalje argjendi për operimin e shkëlqyer të këtyre fluturimeve, vlerësim ky që e thekson aftësinë e tyre për të siguruar kohëzgjatje të rregullt dhe cilësi të jashtëzakonshme në shërbimet e tyre.
Ky sukses i shkëlqyeshëm nuk është vetëm një shprehje e lideratit të Wizz Air në tregun ajror, por gjithashtu shënon një etapë të rëndësishme në rritjen e sektorit të turizmit në Shqipëri. Ndërtimi i një rrjeti të fortë dhe ofrimi i shërbimeve të larta po bëjnë që Wizz Air të jetë përzgjedhja e parë për udhëtimet ajrore në këtë rajon.