Fizioterapi e Specializuar & Estetikë Fytyre Vetëm në Recovery Clinic!

Fizioterapia luan një rol thelbësor në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit, jo vetëm si mjet rehabilitues pas lëndimesh ose sëmundjesh, por edhe si pjesë e rëndësishme e kujdesit shëndetësor parandalues. Në Recovery Clinic, pacientët gjejnë një ambient modern dhe profesional, ku ofrohen shërbime specializuese të fizioterapisë dhe rehabilitimit, të përshtatura sipas nevojave individuale. Me një ekip të kualifikuar dhe metoda të avancuara, Recovery Clinic synon të përmirësojë shëndetin dhe cilësinë e jetës së çdo pacienti.

 

Rehabilitimi Ortopedik

Trajtohen patologjitë dhe lëndimet në sistemin muskulo-skeletor, duke përfshirë:

Frakturat dhe rikuperimi pas traumave

Lëndime të ligamenteve dhe tendinave (p.sh., çrregullime në ACL, tendinitë)

Skolioza dhe deformime të shtyllës kurrizore

 

Rehabilitimi Neurologjik

Për pacientët me sëmundje neurologjike, ofrohen programe të specializuara për:

Goditjet ishemike (stroke) dhe pasojat (hemipareza, hemiplegji)

Sëmundja e Parkinsonit

Neuro-rehabilitim për përmirësimin e lëvizshmërisë dhe pavarësisë

 

Rehabilitimi Reumatologjik

Për çështje kronike të nyjeve dhe indit lidhës, fokusohemi në:

Artriti reumatoid dhe osteoartriti

Dhimbje kronike dhe probleme të lëvizshmërisë

 

Rehabilitimi Post-Kirurgjikal

Fizioterapia luan një rol kyç në rikuperimin e shpejtë dhe efektiv pas operacioneve, duke ndihmuar në:

Ripërtëritjen e forcës dhe lëvizshmërisë

Arritjen e funksionalitetit maksimal

Reduktimin e rreziqeve të komplikimeve

 

Terapia Manuale dhe Ushtrimet e Personalizuara

Çdo pacient përfitojnë nga një protokoll i personalizuar, që përfshin:

Terapi manuale për lehtësimin e dhimbjeve dhe përmirësimin e funksionit

Programe ushtrimesh të dizajnuara për probleme specifike

Këshilla profesionale për ruajtjen e shëndetit afatgjatë

 

“Në Recovery Clinic, ne e konsiderojnë çdo pacient unik, me nevoja dhe sfida të veçanta. Kjo është arsyeja pse në qendër të qasjes sonë të rehabilitimit vendosim terapinë manuale dhe ushtrimore të personalizuar, duke krijuar protokolle që përshtaten plotësisht me historikun, gjendjen aktuale dhe qëllimet e secilit individ.—thonë drejtues të klinikës.

 

 

Terapia manuale në këtë klinikë është shumë më tepër se një seri teknikash standarde – ajo përfshin një evaluim të thellë të problemeve strukturore dhe funksionale të pacientit. Terapistët me përvojë përdorin metoda të specializuara të prekjes dhe manipulimit për të rikthyer lëvizshmërinë normale të nyjeve, të çliruar tensionin në muskuj dhe të stimuluar proceset natyrale shëruese të trupit. Kjo qasje jo vetëm që lehtëson dhimbjen, por edhe adreson shkaqet rrënjësore të problemit.

 

“Në Recovery Clinic, ne nuk besojmë në zgjidhje të gatshme. Çdo trajtim fillon me një konsultim të hollësishëm dhe një plan të detajuar rikuperimi, i cili rishikohet dhe përshtatet vazhdimisht sipas përparimeve të pacientit. Kjo na lejon jo vetëm të arrijmë rezultate të shpejta, por edhe të garantojmë një rikuperim të qëndrueshëm dhe pa rikthim të problemeve.”-shtojnë më tej fizioterapistët e Recovery Clinic.

 

Në Recovery Clinic ofrojnë një hapësirë të dedikuar edhe për bukurinë dhe rikthimin e shkëlqimit të lëkurës përmes trajtimeve estetike të avancuara. Këtu, shëndeti dhe pamja shkojnë dorë për dore, duke ju ofruar një eksperiencë komplete për t’ju bërë të ndjeheni më mirë si nga brenda, ashtu edhe nga jashtë.

 

TRAJTIME ESTETIKE PËR NJË FYTYRË TË FRESKËT DHE TË RINOVUAR

Sculptural Face Lifting – Masazh Lifting për Një Pamje Më të Re

Metoda unike e Sculptural Face Lifting është një masazh i specializuar që vepron thellësisht për të rivitalizuar lëkurën dhe përmirësuar konturet e fytyrës. Ky teknikë kombinon lëvizje precize dhe presione të kontrolluara për të:

 

Rritur qarkullimin e gjakut, duke stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe elastinës për një lëkurë më elastike dhe të shndritshme.

Reduktuar rrudhat e imta dhe shenjat e lodhjes, duke ju dhënë një pamje më të rejuar.

Relaksuar muskujt e fytyrës, duke lehtësuar tensionin dhe përmirësuar shprehitë natyrale.

Ngrirë konturet për një efekt lifting pa nevojën për ndërhyrje invazive.

Circadia Firming Peptide – Rituali i Përsosur për Lëkurën

 

 

Për ata që kërkojnë një trajtim intensiv dhe pa efekte anësore, kemi zgjedhur Circadia Firming Peptide – një maskë revolucionare me peptide dhe enzima që vepron në nivele të ndryshme të lëkurës. Peptidet, si molekula të vogla të përbëra nga aminoacide, stimulojnë proceset biologjike thelbësore për një lëkurë të shëndetshme dhe të qëndrueshme.

 

Përfitimet kryesore:

 

Nxit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, duke e bërë lëkurën më të fortë dhe më të butë.

Ka një efekt lifting të menjëhershëm, duke i dhënë fytyrës një pamje më të zgjatur dhe të freskët.

Vepron si një trajtim plazmatik, duke përmirësuar cilësinë e lëkurës dhe reduktuar poresat.

Rrit qarkullimin e gjakut, duke siguruar një shkëlqim të shëndetshëm.

FIZIO SHOP – SHOËROOM-I I PAISJEVE TË FIZIOTERAPISË

Përveç shërbimeve të fizioterapisë dhe estetikës, Recovery Clinic shërben edhe si një mini shoëroom për dyqanin online “Fizio Shop”. Këtu, ju mund të eksploroni dhe testoni paisje dhe aksesore të specializuara për fizioterapi në shtëpi ose për përdorim profesional. Nëse jeni të interesuar për pajisje rehabilitimi, produkte masazhi, ose vegla për trajtimin e dhimbjeve, keni mundësi t’i shihni nga afër dhe të merrni këshilla nga ekspertët.

 

Në zemër të kryeqytetit, Recovery Clinic sjell një frymë të re në botën e fizioterapisë dhe estetikës. Drejtuar nga çifti Sabri Nurçe dhe Ermelinda Abedini, dy fizioterapistë me një pasion të përbashkët për shëndetin dhe bukurinë natyrore, klinika është një ambient profesional, por i ngrohtë, ku çdo klient trajtohet me kujdesin dhe përkushtimin që meriton.

Probiz

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top