shprehjet më trend të 2025

Ndër shprehjet më trend, Oxford University Press shpall “Provokimi që shkakton zemërim”

Fjalët dhe shprehjet e reja shpesh bëhen trend në rrjetet sociale dhe mediat online, Oxford University Press ka përzgjedhur disa nga termat më të përdorura gjatë vitit 2025, duke i shpallur ato si fjalët dhe shprehjet që më së shumti kanë pasqyruar bisedat dhe emocionet e publikut.

Nëse ndiheni shpesh të irrituar ndërsa shfletoni rrjetet sociale, mund të keni hasur në atë që njihet si “rage bait” ose ndryshe provokimi që shkakton zemërim  term i zgjedhur nga Oxford University Press si fjala ose shprehja e vitit 2025.

Ky term përshkruan përmbajtje online të krijuar qëllimisht për të nxitur zemërim ose irritim dhe përdorimi i tij është trefishuar gjatë 12 muajve të fundit, sipas botuesit të fjalorit.

Pse ekziston ky fenomen?

Kjo lloj përmbajtjeje publikohet për të rritur trafikun në faqe interneti ose llogari rrjetesh sociale. Ai ngjan me clickbait, ku titulli tërheq lexuesin, por fokusi i provokimit që shkakton zemërim është të nxitet reagimi i njerëzve me zemërim, duke rritur kështu angazhimin dhe shpërndarjet online.

Fjalët e tjera të përzgjedhura për vitin 2025

  • Aura farming: Krijimi i një imazhi publik tërheqës ose karizmatik përmes sjelljes dhe prezantimit të vetes në mënyrë që të transmetojë besim, stil ose mister.

  • Biohack: Përpjekja për të përmirësuar performancën fizike ose mendore, shëndetin ose mirëqenien përmes ndryshimeve në dietë, aktivitet fizik, stil jetese ose përdorimi i suplementeve dhe teknologjisë.

Të tre fjalët iu nënshtruan një votimi publik, që ndihmoi ekspertët e gjuhës së Oxford në vendimin final.

“Rritja e përdorimit të këtij termi tregon se po bëhemi më të vetëdijshëm për taktikat manipuluese online,” tha Casper Grathwohl, president i Oxford Languages. “Më parë interneti fokusohesh te kurioziteti për klikime, tani po shohim një zhvendosje drejt ndikimit mbi emocionet tona dhe reagimet.”

Fjala e vitit 2024, brain rot, përshkruante lodhjen mendore nga qëndrimi pa qëllim në Instagram ose TikTok. Së bashku, të dy fituesit formojnë një cikël ku zemërimi nxit angazhimin, algoritmet amplifikojnë reagimet, dhe ekspozimi i vazhdueshëm lë përdoruesit të lodhur mendërisht.

Në të kaluarën, fjalët e vitit të Oxford kanë përfshirë selfie, goblin mode dhe rizz.

Ndërkohë, Cambridge Dictionary shpalli “parasocial” si fjalën e vet të vitit 2025, për një marrëdhënie të përjetuar me një person të famshëm që nuk njihet personalisht. Collins Dictionary zgjodhi “vibe coding”, artin e krijimit të një aplikacioni ose faqeje interneti duke e përshkruar tek inteligjenca artificiale, në vend të kodimit manual.

BBC

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top