flluska

Flluska që po ngrihet me tulla, një paralajmërim nga ndërtimi në Shqipëri

Shkruar nga Eduart Gjokutaj

Nëse sot ecën në rrugët e Tiranës, Durrësit apo Vlorës, sheh kulla që ngrihen çdo muaj si simbole suksesi, por ndien një paradoks në ajër: shqiptarët ankohen se nuk kanë mundësi të blejnë një apartament për të jetuar.

Ky kontrast nuk është perceptim, por sinjal i një flluske ndërtimi që po fryhet çdo ditë.

Në vend që të ndërtojmë për nevojat reale të qytetarëve, po ndërtojmë për spekulim, ruajtje vlere apo më keq – për pastrim parash.

Pagat mbeten në vend, por çmimet e apartamenteve fluturojnë. Në një treg ku ndërtohet si në metropole botërore, shqiptarët jetojnë me rroga periferike.

Kemi një sektor ndërtimi që nuk ndërton më mirëqenie – ndërton për një elitë, jo për popullin.

Apartamente bosh që blihen, shiten, ri-shiten – pa u banuar. Investime me “kthim të garantuar” i zëvendësojnë shtëpitë për jetesë. Ndërkohë, mijëra familje shqiptare shohin ëndrrën e një banese gjithnjë e më larg.

Shenjat janë këtu:
Rritje e pashpjegueshme çmimesh;
Projekte luksoze pa infrastrukturë sociale;
Para jashtë sistemit bankar;
Mungesë transparence për stokun real të banesave;

Nëse prurjet nga diaspora bien ose ndonjë krizë prek kapitalin e jashtëm, ndërtimi mund të kthehet nga motor zhvillimi në burim krize.

Çfarë duhet bërë?
Taksa për pasuritë e pashfrytëzuara
Ndërtim social me çmime të përballueshme

Transparencë në çmime dhe transaksione
Planifikim urban, jo ndërtime spontane

A po ndërtojmë qytete, apo po fryjmë flluska?
Zhvillimi pa barazi është shkatërrim i maskuar si sukses. Koha për veprim është tani, përpara se tullumbacja të shpërthejë me zhurmë të madhe.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top