Nga Albana Laknori
Në vitin 1914, ndërkohë që bota përgatitej për luftë dhë shtëpitë ishin mbushur më akull dhe me zhurmën e kovave me ujë që shkriheshin, një grua në New York po projektonte të ardhmen.
Ajo grua quhej Florence Parpart, e nuk ishte as inxhiniere, as shkencëtare laboratori. Ajo kishte një mendje praktike, kurioze, preçize, një nga ato gra që nuk dontë të dëgjonte fjalët “nuk mundesh”.
Në ato kohëra, të ruaje ushqimin që të mos prishej, ishte një luftë e përditshme.
Familjet përdornin akullmbajtëset: rafte të mëdhenj prej druri ku futeshin blloqe akulli që zgjasnin vetëm pak ditë.
Ishte një punë e vazhdueshme, me kosto të lartë dhe aspak efikase. Florence, duke vërejtur lodhjen e grave në kuzhinë, mendoi që duhet të kishtë një mënyrë më të mirë për ta bërë këtë punë.
E kështu, në vitin 1914, mbrojti patentën e saj të shpikjes, për një aparat të destinuar të përmirësonte ruajtjen e ushqimeve, që revolucionarizoi teknikat bashkëkohore të ruajtjes së ushqimeve. Por kjo nuk ishte hera e parë që Florence sfidonte pritshmëritë e të tjerëve. Që në vitin 1899, kishte marrë një patentë tjetër shpikjeje për një makinë automatike që pastronte rrugët, e cila përdorej në qytete të ndryshme amerikane. E shtyrë nga kurioziteti dhe gjenialiteti i saj, ju drejtua inovacionit të shtëpisë se si ta bënte më lehtë jetën e përditshme.
Frigoriferi elektrik i Florence erdhi përpara se të përdorej fjala “elektroshtëpiake”. Në vitet në vazhdim projekti i saj kontribuoi në një ndryshim më të plotë: u përmirësua, u adoptua, u industrializua dhe bëri të mundur ideimin e një kuzhine të re moderne.
Për Florence, në fakt u fol pak. Si shumë shpikëse femra në kohën ë saj, historia ë arritjëvë të saj u harrua. Megjithatë, sa herë hapim frigoriferin dhe ndjejmë frymën e ftohtë të tij, po përdorim një nga idetë e saj. Një shpikje që nuk lindi nga laboratori, por nga një mendim i thjeshtë e gjenial: si ta bëjmë jetën më mirë të jetueshme, ditë pas dite. Florence Parpart nuk ndërtoi vetëm një frigorifer. Ajo ndërtoi të ardhmen, ku i ftohti nuk donte të thoshte mbijetesë, por një jetë më e mirë (@piccole storie FB).
Përshtati në Shqip Albana Laknori
Senior Expert e IP