Kakavijë

Fluks emigrantësh në Kakavijë, mbi 8 mijë hyrje dalje në 24 orët e fundit

Shërbimet kufitare në Kakavijë kanë kaluar 8448 persona në hyrje – dalje në kufi me Greqinë ndërkohë që vijon dyndja.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 6948 shtetas në hyrje dhe 1500 në dalje. Shumica e të emigrantëve në hyrje vijnë me mjetet e tyre private dhe këtë fundvit ka më pak autobusë, e cila rrit disi kohën e përpunimit të dokumentacionit në regjistrim.

Koha e pritjes në radhë aktualisht është rreth 1,5 orë ndërsa pala greke po punon me 2 sportele në hyrje në Greqi dhe 3 në dalje.

Gjatë javës së fundit numri i qytetarëve që kanë hyrë në Shqipëri është rreth 25 mijë vetë ndërsa deri të martën priten edhe rreth 40 mijë të tjerë.

Fluksi në dalje është gjithashtu i rëndësishëm me rreth 15 mijë persona të larguar përgjatë javës së fundit drejt Greqisë.

Diaspora

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top