Fuqizimi i Bordeve

Fuqizimi i Bordeve dhe Investitorëve: Përparësia Strategjike e Turizmit Rigjenerues

Turizmi rigjenerues nuk është një tendencë kalimtare. Është një këndvështrim transformues që sfidon bordet, investitorët dhe drejtuesit të rimendojnë se çfarë do të thotë realisht “vlera”.
Në këtë bisedë të veçantë Fireside Chat, Aradhana Khowala, një nga zërat më të njohur në botë për turizmin rigjenerues, bashkohet me Albana Vrionin, një lidere e transformimeve në biznes, për të eksploruar se si turizmi mund të shndërrohet në një levë strategjike për qëndrueshmërinë, reziliencën dhe ndikimin afatgjatë.
Me mbi dy dekada përvojë në më shumë se 70 vende, Aradhana ka udhëhequr dhe këshilluar ekipe drejtuese globale, duke ripëërcaktuar sesi mund të duket e ardhmja e udhëtimeve, investimeve dhe lidershipit.

ÇFARË DO TË MËSONI:
🔹 Pse turizmi rigjenerues është më i rëndësishëm se kurrë dhe çfarë e dallon nga qëndrueshmëria
🔹 Si mund të udhëheqin bordet dhe investitorët me qëllim gjenerimin e vlerave në afatgjatë
🔹 Mësime nga mega-projektet ndërkombëtare dhe si përkthehen ato në qeverisje strategjike
🔹 Çfarë kanë të përbashkët turizmi rigjenerues dhe inteligjenca artificiale dhe si po nxisin inovacioni dhe të menduarit sistemik transformimin në turizëm

KUSH DUHET TË MARRË PJESË:
🔹 Anëtarë bordesh & Investitorë
🔹 Liderë në Turizëm & Mikpritje
🔹 Profesionistë të Transformimit Digjital
🔹 Ekspertë të ESG & Ndikimit Social
🔹 Drejtues të bizneseve

Ky diskutim nuk ka të bëjë thjesht me të ardhmen e udhëtimeve. Ka të bëjë me mënyrën se si qeverisja, kapitali dhe lidershipi mund të bëhen forca të rigjenerimit.

Bashkoni për një bisedë me ndikim të thellë që do të formësojë gjithashtu debatet drejt Konferencës Vjetore të “Women on Boards Albania” në vitin 2025.
Ndiqni live. Bëni pyetje. Bëhuni pjesë e lëvizjes.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top