GJenevë

Gjenevë, përpjekja e pestë për një traktat global për plastikën

Ka nisur në Gjenevë negociatat ndërkombëtare që synojnë të arrijnë një traktat historik global për të luftuar ndotjen nga plastika.

Bisedimet pritet të zgjasin 10 ditë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje ligjore për krizën e ndotjes nga plastika. Pas dështimit të bisedimeve të mëparshme në Dhjetor në Busan të Koresë së Jugut, ku një grup shtetesh prodhuese të naftës penguan marrëveshjen, vendet po përpiqen sërish në këtë raund në Gjenevë, nën organizimin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin.

Drejtuesja e UNEP, Inger Andersen, tha për AFP se ka shpresë për të arritur një marrëveshje. “Shumë vende po vijnë në Gjenevë me qëllimin për të bërë marrëveshjen,” tha ajo. Plastika ndot botën në mënyrë të përhapur: mikroplastika është gjetur në maje të maleve, në thellësitë e oqeaneve dhe në pjesë të ndryshme të trupit të njeriut.

Disa vende kërkojnë një traktat ambicioz për të reduktuar prodhimin dhe për të hequr gradualisht kimikatet e dëmshme, ndërsa shtetet prodhuese të naftës preferojnë të fokusohen vetëm në trajtimin e mbetjeve. Globalisht, prodhohen mbi 400 milionë ton plastikë çdo vit, ku gjysma përdoret për produkte njëpërdorimshme. Vetëm 9% e plastikës riciklohet në fakt, ndërsa pjesa tjetër përfundon në landfill, digjet ose hidhet në ambient në mënyrë të pakontrolluar.

Një raport i “The Lancet”, revistë mjekësore, thekson se ndotja plastike është rrezik serioz dhe në rritje për shëndetin, duke shkaktuar kosto prej të paktën 1.5 trilionë dollarë në vit për ekonominë globale.

Deri më tani janë zhvilluar pesë sesione negociatash për një traktat për plastikën

I pari u mbajt në Uruguai në nëntor 2022.
Dy të tjerë u zhvilluan në vitin 2023 – në Francë dhe në Kenia.
Në prill 2024, Komiteti Ndërqeveritar i Negociatave (INC) u mblodh në Kanada.
Në fund të vitit të kaluar diskutimet u zhvilluan në Busan në Republikën e Koresë.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top