Arben Shpata është sipërmarrës prej 15 vitesh në fushën e ndërtimit dhe rikonstruksionit. Ai drejton kompaninë Edilizia Moderna në Romë, Itali.
Nga një emigrant klandestin, i larguar në vitin 1998, ai ka arritur të krijojë një sipërmarrje me të punësuar nga vende të ndryshme të botës.
Kompania e tij, e certifikuar me standardet më të larta të cilësisë në punime, është një nga 10 kompanitë më të mira të vlerësuara nga Bashkia e Romës për sa i përket standardit të punës dhe përgjegjësisë sociale.
Me librin “Gjithçka është e mundur”, ai sjell historinë e jetës së tij: si një fëmijë nga një familje e varfër me 9 fëmijë, arriti të bëhej një nga sipërmarrësit më të vlerësuar në Romë.
📖 Promovimi i librit “Gjithçka është e mundur”
Gjatë këtij eventi do të keni mundësinë të dëgjoni rrugëtimin sfidues të një sipërmarrësi dhe të takoni nga afër biznesmenin e suksesshëm Arben Shpata.
📅 Data: 09 Mars 2025
⏰ Ora: 10:30
📍 Vendi: Piramida, Tiranë
🔹 Pjesëmarrja është FALAS, por vendet janë të kufizuara! Rezervo tani vendin tënd 👉 Kliko këtu
Bashkohu me ne në takim motivues, ku do të zbuloni strategjitë më efektive për të krijuar një biznes të qëndrueshëm. Gjithashtu, do të mund të merrni në duar librin “Gjithçka është e mundur”.