Harta e zjarreve në rajonin e Ballkanit. Pamjet nga NASA

Sistemi i monitorimit satelitor të NASA-s ka publikuar imazhe shqetësuese të vatrave të zjarrit në rajonin e Mesdheut.

Çdo pikë e kuqe që paraqitet në hartën e NASA-s shënon vendndodhjen e një zjarri aktiv, duke krijuar një det të kuq nga Evropa Jugore deri në Afrikën e Veriut. Harta tregon zjarret nga Greqia në Spanjë, nga Franca jugore në Qipro, nga Italia në Shqipëri, ku po digjen pyje dhe zona të mëdha të gjelbërta.

Në pamjet satelitore shfaqet edhe Turqia dhe Afrika e Veriut, ndërsa theksohet se ditët e fundit në rajonin e Mesdheut janë regjistruar ditët më të nxehta. Imazhet e regjistruara nga NASA tregojnë zhvillimin e zjarreve sipas kohës, ato që janë aktive sot, ato të regjistruara në 24 orët e fundit, dhe ato që kanë ndodhur gjatë 7 ditëve të fundit.

Disa prej pikave gjithashtu mund të tregojnë edhe aktivitete njerëzore, si për shembull djegie të kontrolluar nga fermerët në tokat e tyre, por edhe shpërthime që lidhen me luftën në Ukrainë.

Vatrat e zjarreve janë një fenomen i përvitshëm, por të dhënat e kësaj vere në Shqipëri janë shqetësuese. Ndërkohë prej vitesh, raportet e Bankës Botërore flasin per nevojen e diversifikimit të burimeve nisur nga ndryshimet e forta klimatike dhe rreziku i thatësirës.

Aktulisht në Shqipëri, sipas të dhënave të emergjencës civile janë 45 zjarre aktive në të gjithë Shqipërinë.

 

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top