Huajiang Grand Canyon Bridge, e vendosur në provincën Guizhou të Kinës Jugore, është zyrtarisht ura më e lartë në botë, me një lartësi prej 625 metrash mbi fundin e kanionit. Me një gjatësi totale prej afro 3 kilometrash dhe një segment kryesor 1,420 metra – më i gjati në zonë malore – kjo vepër inxhinierike u ndërtua në më pak se katër vjet.
Dy kullat e saj arrijnë 262 metra lartësi, ndërsa ura shkurton kohën e udhëtimit përmes kanionit nga 2 orë në vetëm 2 minuta.
E hapur pak para Vitit të Ri Kinez, ajo mahnit vizitorët jo vetëm me lartësinë marramendëse, por edhe me ujëvarën spektakolare e ndërtuar poshtë saj.
Përveç funksionit si autostradë, ura është kthyer edhe në atraksion turistik, me platforma vëzhgimi, një shteg xhami rreth 580 metra mbi tokë, ashensor xhami drejt një kafeneje panoramike, si dhe aktivitete si bungee jumping, slackline dhe plane për evente profesionale të Base jumping. Aktualisht lejon deri në 5,000 vizitorë në ditë.
