Ina Garten

Ina Garten, një model human për gratë shqiptare lidere në bizneset e tyre

Përmbledhje audio
Dëgjo një përmbledhje të shkurtër të këtij artikulli, gjeneruar nga AI.

Kjo përmbledhje audio është gjeneruar automatikisht.

Ina Garten është një eksperte e ndryshimeve të mëdha në karrierë: ajo ndërtoi një perandori kulinare me miliona dollarë pasi la punën në qeveri dhe hapi një dyqan ushqimesh.
Kur vendosi të largohej nga karriera e saj e mëparshme, ajo mori një këshillë të vlefshme nga bashkëshorti i saj, Jeffrey, rrëfen në një episod të 25 nëntorit të podcast-it “Good Hang with Amy Poehler”.
“I thashë Jeffrey-t, më duhet vërtet të gjej diçka tjetër për të bërë dhe ai më tha: ‘Zgjidh diçka që të duket argëtuese. Zgjidh diçka që mendon se do ta doje dhe nëse e do, do të jesh shumë e mirë në të,’” tregon Garten.
Ajo bleu dyqanin e saj të parë, Barefoot Contessa, në Westhampton Beach, New York, në vitin 1978.
Drejtimi i një dyqani të sajin ishte i vështirë në fillim, thotë Garten. Asaj i duhej të “mësonte shumë shpejt si të ishte një shefe”, dhe u përball me sfidat për të gjetur stilin e saj të lidershipit.
“Një mike më dha një këshillë: punonjësve të tu u duhen dy gjëra nga ti. U duhet që të jesh e qartë dhe u duhet që të jesh e lumtur,” tregon ajo.
Që nga ai moment, Garten u përpoq të ishte më direkte në udhëzimet e saj “Më duhen këto karamele të futura në qese dhe të mbështjella kështu”dhe vendosi të mos i lejonte ditët e saj të këqija të ndikonin energjinë në vendin e punës.
“Ky ishte mësimi më i mirë i biznesit që kam marrë ndonjëherë,” thotë ajo.
Garten ka një rregull shumë të qartë për dhënien e feedback-ut:
“Po të kritikoj, do të të nxjerr nga dhoma dhe do të diskutoj çfarë mund të bësh më mirë. Po të komplimentoj, do ta bëj me të gjithë të pranishëm.”
Megjithëse ajo përpiqet t’i shmangë largimet nga puna “Zakonisht u jap shumë paralajmërime dhe u shpjegoj çfarë duhet të përmirësojnë”, thotë ajo—nganjëherë puna nuk është thjesht e duhura për dikë.
Mësimi se si t’i largonte punonjësit ishte një tjetër aftësi lidershipi që iu desh të zhvillonte.
Një muaj pasi mori drejtimin e Barefoot Contessa, Garten kuptoi se një prej punonjëseve të saj të reja ishte “me të vërtetë e dobët” në punë.
“Ajo ishte shumë e sjellshme, por jo e mirë,” tregon Garten, ndaj vendosi ta pushonte.
“E nxora nga pas dyqanit dhe i shpjegova se jam e sigurt që ka punë të tjera ku do të jetë e mirë, por kjo nuk është njëra prej tyre.”
Por mënyra se si ia tha ishte aq e butë, nga frika se mos i lëndonte ndjenjat, saqë punonjësja nuk e kuptoi që ishte pushuar.
“Të nesërmen ajo u paraqit sërish në punë. Nuk e dinte që ishte pushuar,” tregon Garten duke qeshur.
Garten nuk pati zemër ta pushonte për herë të dytë, ndaj e lejoi të qëndronte deri në fund të verës.
Sot, ajo thotë se e ka përvetësuar artin e pushimit nga puna në mënyrë të sjellshme, por të vendosur: ajo i pushon njerëzit “në një mënyrë që i bën të thonë faleminderit dhe të më puthin në faqe kur largohen”.
Garten vlerëson gjithashtu transparencën si lidere. Sa herë që pushon dikë, ajo mbledh ekipin për t’u shpjeguar se çfarë ka ndodhur.
Ajo gjithmonë shqetësohet se punonjësit e tjerë do të mërziten me të, rrëfen, por “100% e rasteve ata thonë: ‘Ah, ishin kaq të bezdisshëm. Urrejtëm të punonim me ta. Jam shumë i lumtur që i pushove.’”
Përkthyer nga Prof. Dr. Arben Malaj

cnbc

 

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top