Dren Abazi Brand

Intervistë për Harper’s Bazaar: Nga skena në studio – Udhëtimi artistik dhe i modës i Felice dhe Dren

Ekspertiza e kombinuar e Felice dhe Dren Abazit, njëri në dizajn industrial dhe tjetri në performanca artistike, ka sjellë në jetë markën Dren Abazi Brand, e cila ndërthur inovacionin avangardë, personalizimin dhe qëndrueshmërinë. Ajo që filloi si një eksperiment kreativ, sot është shndërruar në një markë mode të njohur për përzierjen e artit dhe teknologjisë, e rrënjosur në prodhim etik. Së bashku, ata kanë ndërtuar një markë mode të personalizuar, me prodhim sipas porosisë, që shkëputet nga modelet tradicionale dhe ndryshon tërësisht peizazhin e modës.

Bashkëpunimi i tyre nisi me një ide të thjeshtë: të krijonin produkte unike për fansat e Drenit.

“Donim të shkonim përtej shitjes së artikujve të zakonshme për artistë,” shpjegon Felice. “Donim të ndërtonim diçka që mishëronte prezencën unike në skenë dhe vizionin artistik të Drenit.”

Dren Abazi Brand

 

Nga kjo ide lindi Dren Abazi Brand, një përzierje e stilit të guximshëm të Drenit dhe ekspertizës teknike të Felices. Kontributi i Drenit shkon përtej estetikës, duke ndikuar çdo element të dizajnit. Personazhi i tij skenik dhe shprehja artistike frymëzojnë veshjet, ndërsa Felice i jep jetë ideve përmes teknologjisë së avancuar të printimit dixhital.

“Është një proces fluid,” thotë Felice. “Dreni sjell konceptet dhe idetë dhe unë e përkthej në prototipe duke përdorur mjetet tona inovative.”

Një nga risitë më të dalluara të markës është përdorimi i teknologjisë së printimit dixhital, që u mundëson të printojnë mbi pëlhurë brenda pak minutash, një qasje që ul ndjeshëm kohën midis konceptit dhe krijimit.

“Pëlhura jonë nis e bardhë dhe, me printimin dixhital, mund të finalizojmë një dizajn brenda minutave,” shpjegon Felice. “Ky fleksibilitet na lejon të eksperimentojmë me ngjyra, modele dhe stile të ndryshme në nje kohë shumë të shkurtër dhe të përshtatemi shpejt bazuar në reagimet e tregut.”

Me një paletë prej mbi 16 milionë ngjyrash, mundësitë për krijimtari nuk kanë kufij. Felice thekson se kjo teknologji u mundëson të testojnë variante të shumta të një dizajni njëkohësisht, duke ofruar prototipim të shpejtë dhe prodhim të shpejtë të produkteve. “Mund të prezantojmë një dizajn të ri te klientët tanë brenda pak ditësh, në vend të muajve që kërkojnë ciklet tradicionale të modës,” shton ajo.

Në thelb të Dren Abazi Brand qëndron modeli i prodhimit sipas porosisë, që eliminon mbetjet duke prodhuar vetëm ato që porositen.

“Sfida më e madhe e modës është mbi-prodhimi, që çon në stok të tepërt dhe dëme mjedisore,” thotë Felice. “Duke krijuar vetëm atë që klientët tanë porosisin, ne reduktojmë ndjeshëm mbetjet dhe mbajmë një model prodhimi të qëndrueshëm.”

Kjo qasje jo vetëm që mbështet objektivat e qëndrueshmërisë së markës, por gjithashtu lejon personalizim dhe reagim të shpejtë ndaj tregut. Felice kujton një klient që kërkoi personalizim në përmasat e një produkti: “Nuk patëm asnjë problem të përmbushnim kërkesën e tij. Ky shërbim i personalizuar na ndihmon të ndërtojmë marrëdhënie të forta me klientët tanë.”

Ndikimi artistik i Drenit përshkon të gjitha aspektet e markës, madje deri tek paketimi. Çdo porosi dorëzohet në një çantë pëlhure që përmban një kod QR Spotify, i cili pas skanimit me aplikacionin Spotify, çon te një këngë e përzgjedhur nga muzika e Drenit.

“Është e gjitha për krijimin e një eksperience të paharrueshme gjatë hapjes së paketimit,” shpjegon Felice. “Duam që klientët tanë të ndiejnë lidhjen mes muzikës, veshjeve dhe artit.”

Një nga produktet më të famshëm të markës është një këmishë transparente që rezonon me audiencën për shkak të shumëanshmërisë së saj. “Është një veshje që mund të vishet për një pamje te guxueshme ose të vishet në një mënyrë më casual,” shpjegon Felice. “Moda duhet të lejojë hapësirë për interpretim personal, dhe këtë synojmë të arrijmë me çdo artikull.”

Përkushtimi i Felice dhe Drenit ndaj prodhimit etik shkon përtej reduktimit të mbetjeve. Ata i sigurojnë materialet nga furnitorë të besuar europianë, duke garantuar standarde të larta në cilësi dhe qëndrueshmëri. Procesi i tyre i printimit përdor bojëra ekologjike dhe po eksplorojnë opsione me fibra natyrale për koleksionet e ardhshme.

“Qëndrueshmëria nuk është thjesht një trend për ne; është thelbësore për identitetin tone si markë,” thotë Felice. “Qëllimi ynë është të përmirësojmë vazhdimisht proceset tona, si mjedisore ashtu edhe etike.”

Kjo filozofi shtrihet edhe te fuqia punëtore. Megjithëse operojnë në Shqipëri, jashtë BE-së, Felice siguron që ekipi i prodhimit të punojë në kushte të drejta dhe pozitive. “Energjia e ekipit tonë reflektohet në cilësinë e veshjeve,” thotë ajo. “Punëtorë të lumtur krijojnë produkte më të mira dhe ne përpiqemi të sigurojmë që ekipi ynë të ndihet i vlerësuar dhe i mbështetur.”

Duke parë tek e ardhmja, Felice dhe Dren planifikojnë të vazhdojnë të evoluojnë markën e tyre ndërsa zgjerojnë ndikimin e saj.

“Gjithmonë po rafinojmë proceset tona për të qenë më të shpejtë, më efikas dhe më të qëndrueshëm,” ndan Felice. Ata synojnë të reduktojnë akoma më shumë kohën e prodhimit dhe po eksperimentojnë me materiale të reja, si fibra të ricikluara, për produktet e ardhshme, përfshirë veshjet e plazhit. Felice shton, “Jemi të emocionuar të shohim sa larg mund të çojmë kufijtë e modës dhe artit. Kemi ndërtuar një markë që është innovative, etike, dhe di të reagojë, dhe kemi dëshirë të vazhdojmë të bashkëpunojmë me klientët tanë teksa rritemi.”

Te Dren Abazi Brand, moda është më shumë sesa thjesht veshje, është një ri-kombinim i shprehjes artistike, inovacionit dhe përgjegjësinë si prodhues. Duke marrë përsipër prodhimin sipas porosisë dhe veshjet e prodhuara në mënyrë etike, ju jo vetëm që vishni stil, por gjithashtu mbështesni një të ardhme më të qëndrueshme për modën.

drenabazi.com

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top