Ndërkombëtarisht i njohur për rolin e tij si Ish-emisar Presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell po shpreh mbështetjen e tij për turizmin shqiptar.
Në një postim të fundit në rrjetin social “X”, ai ka bërë thirrje të hapur për të vizituar Shqipërinë dhe ka siguruar të gjithë ata që do të vendosin të eksplorojnë bukuritë e vendit tonë se nuk do të pendohen.
“Më besoni mua. Shkoni në Shqipëri. S’do të pendoheni”, ka shkruar Grenell në postimin e tij, duke shpërndarë një mesazh inkurajues për të nxitur turistët të zgjedhin Shqipërinë si destinacionin e tyre të ardhshëm udhëtimi.
Kjo thirrje e tij për të promovuar turizmin shqiptar ka sjellë një reagim pozitiv në rrjetin social, duke shkaktuar interes dhe kuriozitet te ndjekësit e tij. Nënvizimi i potencialit të vendit për të ofruar një përvojë unike dhe emocionuese është bërë pjesë e mesazhit të Grenell, duke nxitur vizitorët e mundshëm të shqyrtojnë dhe të njohin më mirë destinacionet dhe kulturën e Shqipërisë.