Ivanka Trump

Ivanka Trump zbulon librat që po lexon për të kuptuar më mirë Shqipërinë dhe historinë e Ballkanit

Përmbledhje audio
Dëgjo një përmbledhje të shkurtër të këtij artikulli, gjeneruar nga AI.

Kjo përmbledhje audio është gjeneruar automatikisht.

Vajza e Donald Trump, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram pasi ka ndarë një foto me disa prej librave që po studion për të njohur më mirë Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit. E njohur për interesin e saj ndaj kulturave dhe historive të ndryshme, Ivanka këtë herë ka zgjedhur të zhytet në një hulumtim më të thelluar mbi shqiptarët, identitetin e tyre dhe rrugëtimin historik të vendit.

Në imazhin e publikuar, ajo shfaq tre tituj të njohur:

“Albania: From Anarchy to Balkan Identity”, nga Miranda Vickers & James Pettifer

“The Albanians: A Modern History”, nga Miranda Vickers

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, një nga veprat më të njohura të Ismail Kadaresë

Sipas mbishkrimit që ajo ka vendosur poshtë fotos Research! Ivanka duket se po përgatitet seriozisht për të kuptuar më thellë historinë, kulturën dhe sfidat e rajonit.

Interesi i saj vjen në një kohë kur bashkëshorti i saj, Jared Kushner, është përmendur shpesh në raportimet lidhur me planet investuese në zonën e Sazanit dhe në projekte të tjera turistike në vend.

Ky veprim ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e kanë parë si një shembull pozitiv të angazhimit për t’u informuar mbi një vend me të cilin po ndërtohen marrëdhënie të reja investimesh dhe bashkëpunimi.

Citimi i Ditës
Albanian Edition

“Brenda teje është një forcë më e madhe se çdo pengesë.”

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top