qendër të dhënash

Izraeli do ndërtojë në Shqipëri qendrën e parë të të dhënave, projekti 100 mln euro

Përmbledhje audio
Dëgjo një përmbledhje të shkurtër të këtij artikulli, gjeneruar nga AI.

Kjo përmbledhje audio është gjeneruar automatikisht.

ADC është në pronësi të përbashkët të kompanisë Happy Technologies (80%), një kompani e specializuar në siguri kibernetike dhe teknologji kompjuterike.

Një hap historik për sektorin digjital dhe teknologjik të Shqipërisë po bëhet realitet, pas zgjedhjes së kompanisë izraelite ADC për të ndërtuar qendrën e parë të të dhënave në vend. Projekti, i cili do të ndërtohet në një zonë të lirë tregtare pranë Tiranës, pritet të kushtojë rreth 100 milionë euro dhe do të bazohen në procesorët grafikë Robin të Nvidia-s. Qendra e të dhënave do të ofrojë një kapacitet fillestar prej 32 megavatësh, me mundësi zgjerimi deri në 100 megavatë.

ADC është në pronësi të përbashkët të kompanisë Happy Technologies (80%), një kompani e specializuar në siguri kibernetike dhe teknologji kompjuterike, në pronësi të Roi Shaposhnik, Noam Frank, Shlomi Avni dhe Itai Melchior; dhe të kompanisë DIT (20%), një kompani konsulence për qendër të dhënash, udhëhequr nga ekspertët Zvika Friedman, Nir Poltorak dhe Dan Carmi.

 

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top