Në Gjermani forcohet tradita që janari të kthehet në muaj diete të zgjedhur me dëshirë. Regjim i fortë ushqimi pas ditëve të festave mbushur me ëmbëlsira e mish.
Në janar konsumatorët gjermanë blejnë më rrallë ëmbëlsira, alkool dhe mish. Nuk dihet se si do te jetë ky muaj, por duket se trendi, tashmë i njohur nga vitet e mëparshme, u përforcua ndjeshëm në janar 2024, sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave. Më e dukshme është diferenca në krahasim me dhjetorin 2023: Shitjet e ëmbëlsirave ranë me 59.6 për qind në janar 2024. Shitja e alkoolit ra me 49.7 për qind dhe e mishit me 29.4 për qind. Në të tre kategoritë dallimi është rritur në krahasim me vitet e mëparshme.
Fondue është një traditë për mjaft vetë në ditët e festave Fotografi: Christin Klose/dpa/picture alliance
“Janari i thatë”
Zyra Federale e Statistikave ia atribuon rënien e këtyre blerjeve heqjes dorë vullnetarisht nga këto blerje. Fushata të tilla si “Janari i thatë” ose “Veganuari”.
Shumë vetë e fillojnë vitin me premtimin se do të bëjnë më shumë sport Fotografi: Zoonar/picture alliance Rol kryesorë kanë edhe: festimet e pakta në janar, ose edhe konsumimi i rezervave të mbetura nga blerjet e mëdha në dhjetor. Çmimet e larta mund të luajnë po ashtu një rol, duke bërë që njerëzit pas festave të bëhen më të kursyer, shpjegojnë ekspertët e statistikave.
Pas ditëve me alkool të festave vijnë ditët e çajit Fotografi: Christin Klose/dpa/picture alliance DW
Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.
Back To Top
Your privacy
We use cookies to deliver a better reading experience, measure traffic, and personalize content. You can accept all, reject non-essential, or manage your preferences.
Cookie settings
You can choose which cookies you allow. Necessary cookies are always enabled.
Necessary
Required for the site to function (security, session, basic features).
Enabled
Analytics
Helps us understand traffic and improve content (e.g. GA4).
Marketing
Used to personalize ads and measure campaigns (e.g. Meta Pixel).