wsc

Kallz Center hap thirrjen për Women Startup Competition Albania 2025. Apliko tani!

Qendra Kallz ka hapur aplikimet për startupet që duan të bëhen pjesë e programit të trajnimit dhe mentorimit.

Startupet që janë në fazat e para, ose kanë tashmë një prototip të produktit të tyre, janë të mirëpritur të aplikojnë për t’u bërë pjesë e programit të trajnimit.

Programi u dedikohet startupeve që drejtohen ose janë themeluar nga vajzat.

Pas një rrugëtimi njëmujor formimi, 10 finalistë do të futen në garën e prezantimeve Women Startup Competition Albania 2025.

Shërbimet e trajnimit dhe mentorimit do të ofrohen falas për startupet, pasi Women Startup Competition në Tiranë ka si mbështetës kryesor BERZH Këshilla për Bizneset e Vogla, financuar nga EU – Western Balkans Enterprise Development & Innovation Facility (EDIF). Programi mbështetet gjithashtu edhe nga Sigma dhe EasyPay

Ky është viti i katërt që Qendra Kallz zhvillon programin e startupeve drejtuar nga gra dhe vajza. Deri më tani janë bërë pjesë e programit mbi 120 startupe. Dhjetëra prej tyre kanë siguruar tashmë kontratat e para të bashkëpunimit me sipërmarrje në fushat e teknologjisë, financës, në turizëm dhe në sektorë të tjerë të shërbimeve.

Tre fituesit do të mbështeten me zhvillimin e mëtejshëm të startupit të tyre, ndërsa fituesi kryesor konkuron në finalen ndërkombëtare të Women Startup Competition.

Ku do të fokusohet program i trajnimit?

-Businessplan

-Marketing& PR

-Pitching Presentation

Bëhu pjesë e programit!

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top