livando

Kaltrina Rexhepi-Hasani: një ekonomiste që zgjedh bujqësinë, falë pasionit për livandën dhe bletët

 

Kaltrina Rexhepi – Hasani, vendosi të dorëhiqej nga puna e saj si ekonomiste dhe të merrej me bujqësi. Sot Kaltrina ka mbi 150 koshere bletë, ka të mbjellë 40 arë me livandë, 80 arë me shalqi e pjepër, si dhe një sipërfaqe tjetër me speca, tranguj, domate, misër dhe fasule.

Pa pasur shumë informacion mbi livandën, Kaltrina Rerxhepi-Hasani filloi kultivimin e kësaj bime në vitin 2021 në fshatin Sharban, në periferi të Prishtinës. Në fillim, Kaltrina me bashkëshortin e saj, Valdetin, e mbollën këtë bimë vetëm si ushqim për bletët, por tani e kultivojnë për ta shitur në treg.

Kaltrina është shprehur se, “Bletët e duan linvandën dhe mjalti i livandës konsiderojnë si mjaltë mbretërorë. Fushat me livandë i kemi mbjellë për bletët dhe për ta shitur në treg. E shfrytëzojmë nga të dyja anët. Ne kemi bletë prej vitit 2006 dhe pak nga pak i kemi shumuar dhe kemi arritur në 160 shoqëri me bletë”.

E pasionuar pas aromës së luleve të livandës dhe natyrës, Kaltrina vendosi të ndryshonte stilin e jetesës. Me një shalqi në dorë nga të mbjellat e saj, Kaltrina shprehet  “Ky do të jetë 13-14 kilogram”. Ajo braktisi punën si ekonomiste në një kompani private dhe nisi të merrej me bujqësi në fushat e Sharbanit. Ajo ka mbjellë 40 arë me livandë, 80 arë me shalqi dhe pjepër, pjesën tjetër: speca, tranguj, domate, fasule dhe misër.

“Ka më shumë se 20 vite që nuk është punuar toka. Është tokë shumë e mirë, është e pastër, nuk ka as pesticide për djegie të barishteve”, thotë ajo,

Punët në fushë Klatrina i kryen kryesisht me bashkëshortin e saj, por gjatë sezonit të verës angazhon edhe anëtarë të tjerë të familjes. “Produktin që marr prej fushës e çoj në treg të freskët. Të gjitha produktet vilen një ditë më herët se t’i nxjerrim në treg”, tregon ajo.

Këtë vit, për herë të parë produktet që ka kultivuar ka arritur t’i shesë tri ditë në javë në tregun mobil në Prishtinë. Konsumatorët nuk mungojnë afër tezgës së saj.

Lexoni edhe: Rakip Belishaku: Inxhinieri që braktisi naftën për bimën ‘Luffa’ dhe Transformoi fshatin e tij në qendër eksporti

-Njerëzit i marrin këto produkte sepse e dinë që janë të freskëta direkt nga fusha tona.

Qytetarët shprehen të kënaqur me cilësinë dhe çmimin e tyre.

Gjyle Balaj, kliente, shprehet se, “Çdo të mërkurë jam këtu, ngase na leverdis neve qytetarëve, për shkak të çmimeve të arsyeshme. Dhe në një formë duam t’i motivojmë të gjithë këta punëtorë që merren me bujqësi, me blegtori”.

E, derisa Kaltrina synon të rrisë sipërfaqen e mbjellë, në Kosovë nuk është shumë i lartë numri i grave që merren me bujqësi. Megjithatë, institucionet janë menduar të rrisin numrin e grave fermere përmes granteve ttë ndryshme të mbështetjes. Numri i grave që kanë përfituar nga këto grante është pak mbi njëmijë.

Evropa e Lire

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top