azilkerkuesit-shqiptare

Kërkesat për azil në BE nga shqiptarët rriten në tetor, niveli më i lartë që nga janari 2025

Përmbledhje audio
Dëgjo një përmbledhje të shkurtër të këtij artikulli, gjeneruar nga AI.

Kjo përmbledhje audio është gjeneruar automatikisht.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në tetor 2025 nga Shqipëria u regjistruan 505 kërkesa për azil, niveli më i lartë që nga janari i këtij viti, pas një rënieje të ndjeshme gjatë verës, kur në gusht aplikimet kishin zbritur në 315.

Megjithatë, pavarësisht rritjes mujore të tetorit, tendenca vjetore mbetet rënëse. Për periudhën janar–tetor 2025, gjithsej 4 345 shtetas shqiptarë kërkuan azil, me një ulje prej 29,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në raport me vitin 2022, kur pas pandemisë u shënua një kulm emigracioni me rreth 11 mijë aplikime për 10-mujorin, kërkesat për azil tashmë janë më shumë se përgjysmuar.

Franca vijon të mbetet destinacioni kryesor për azilkërkuesit shqiptarë, për shkak të politikave sociale, e ndjekur nga Gjermania.

Ndërkohë, të dhënat e Eurostat tregojnë se lejet e punës janë bërë rruga kryesore e emigrimit për shqiptarët. Vetëm në periudhën 2022–2024, vendet e BE-së kanë dhënë mesatarisht rreth 20 mijë leje pune në vit për shtetas shqiptarë, kryesisht në Itali, Greqi dhe Gjermani, nga vetëm 3–4 mijë që jepeshin një dekadë më parë. Që nga viti 2021, BE ka lëshuar rreth 72 mijë leje qëndrimi për herë të parë për arsye punësimi për shqiptarët.

Si rezultat, numri i emigrantëve që largohen përmes lejeve të punës është tashmë gati dy herë më i lartë se ai i azilkërkuesve. Të dhënat e Eurostat konfirmojnë gjithashtu rënien graduale të kërkesave për azil nga shqiptarët në BE: 15 mijë në 2022, 11 mijë në 2023 dhe 9,3 mijë në 2024.
Monitor

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top