Në botën tepër konkurruese të sotme, të fitosh një avantazh mund të jetë po aq e thjeshtë sa të ndryshosh kohën foljore që përdorni. Një teknikë e vogël në mënyrën si komunikoni mund të sjellë një ndryshim të madh në ndikimin tuaj. Pavarësisht nëse keni të bëni me kosto, apo klientë kushtojini vëmendje zgjedhjes së kohës, e shkuar, e tashme, ose e ardhme dhe mënyrës si e paraqisni informacionin.
Një rregull i fshehur i komunikimit
A mund të ndihmojë “është” më shumë sesa “ishte” që të dukeni më bindës?
Sipas hulumtimeve nga Wharton School, Universiteti i Pensilvanisë, koha foljore mund të jetë një strategji e hollë, por e fuqishme, veçanërisht kur duhet të bindni një klient, investitor, apo rregullator. Ajo mund të ndikojë në perceptimin ndaj jush po aq sa në arritjet tuaja.
Për shembull, nëse një markë deklaron, “Produkti ynë ishte i shkëlqyer,” kjo sugjeron se ditët e lavdishme kanë kaluar. Ndërkohë, koha e tashme jep një ndjesi më të qëndrueshme dhe përfundimtare. Në krahasim, t’u thuash klienteve, “Produkti ynë është i shkëlqyer”, ndjehet më bindës dhe autoritar.
Pse ka rëndësi koha e tashme e foljes
Psikologjia sugjeron se as e shkuara dhe as e ardhmja nuk janë aq të gjalla sa e tashmja. Koha e tashme i bën mesazhet të duken më konkrete. Ajo aktivizon imagjinatën, duke bërë që audienca të lidhet më shumë me mesazhin. Kur një shitës, menaxher fondesh, ose lider shpreh një kurajë të tillë të bindjes, ata pa e kuptuar përcjellin një ndjenjë më të madhe autoriteti. Kjo shton nivelet e bindjes.
Në një studim të ri, hulumtuesit nga Universiteti i Toronto analizuan 2 milionë shqyrtime në Amazon për 500,000 produkte mode dhe bukurie. Ata arritën në përfundimin se shqyrtimet e shkruara në kohën e tashme ishin 12% më bindëse, sesa ato në kohë të tjera.
Koha e ardhme dhe shpresat për të frymëzuar
Mesazhet që bazohen në të ardhmen janë të njohura, por ndihen më abstrakte. Për shembull, firmat financiare promovojnë kursimet afatgjata duke nxitur reflektim. Mendo për sloganin e reklamës së Mastercard, “Filloni diçka të paçmueshme”, ose për “Imagjinoni Mundësitë” të Samsung. Këto marka përdorin kohën e tashme për të evokuar një perspektivë më të gjerë.
Koha e ardhme frymëzon planifikim dhe optimizëm, por i mungon urgjenca e veprimit.
Koha e shkuar: Besueshmëria me një kusht
Çfarë ndodh me komunikimin në kohën e shkuar? Liderët shpesh përdorin kohën e shkuar për të theksuar besueshmërinë e arritjeve të tyre. Mendo për këtë: “Vitin e kaluar, zgjidhjet tona kursyen klientët mesatarisht 20%.”
Kjo është gabim. Mbështetja e tepërt në mesazhe në kohën e shkuar në takime të hapura, në reklama, ose në buletine mund ta zbehë relevancën e saj. Pse? Sepse njerëzit janë më të interesuar për atë që mund të fitojnë sot, jo dje, apo nesër. Një alternativë më efektive mund të jetë: “Zgjidhjet tona vazhdojnë të kursejnë klientët mesatarisht 20%.”
Pushteti i kohës së tashme.
Ky princip i ditës së sotme nuk është vetëm për konsumatorët, ose mbrojtësit. Markat e suksesshme e kanë kuptuar prej kohësh fuqinë e saj për të krijuar marketing efektiv. Mendo për fushatën, “Vetëm Bëje” të Nike, që frymëzon veprim në moment.
Po ashtu, fushata e General Electric, “Ne Sjellim Gjërat e Mira në Jetë”, inkurajon një mendësi mendimi inovativ. Edhe fushata, “Sepse Je e Vlerësuar”, e L’Oréal, sugjeron fuqizim për të forcuar vlerën e vetes.
Në periudha krize, personazhe të famshëm, ose marka shpesh kërkojnë falje për një gabim. Ata priren të fillojnë me një keqardhje në kohën e tashme dhe sigurim për të qetësuar palët e interesuara, duke pasuar më pas mesazhe në kohën e ardhme për rikuperimin.
Gjatë çdo lançimi të madh të një produkti, qëllimi është të krijohet interes, ndërgjegjësim dhe shitje. Formulimi në kohën e tashme ndez urgjencën e dëshiruar, duke inkurajuar përdoruesit të eksplorojnë funksionalitete të reja. Për shembull, lançimi i Apple’s Vision Pro sugjeron, “Epoka e llogaritjes hapësinore është këtu.”
Rikrijimi i mesazhit
Mos u kapni në anën e gabuar të komunikimit, e cila gjithmonë është një thikë me dy presa. Por, për të bërë mesazhin tuaj më tërheqës, përshtatni kohën foljore dhe zbatoni rregullin e artë:
- Përdorni kohën e shkuar për të ndërtuar besueshmëri dhe për të theksuar arritjet.
- Përdorni kohën e ardhme për të frymëzuar shpresë dhe për të nxitur mendimin afatgjatë.
- Përdorni kohën e tashme për të nxitur veprimin, besimin dhe angazhimin.
Në fund të fundit, shkenca sugjeron se kjo është diçka që ia vlen të mbahet mend.