Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social Facebook fotot të fëmijëve që mësojnë gjuhën shqipe në klasat e tyre në diasporë.
Kryeministri Edi Rama shkruan, “MIRËMËNGJES, dhe me fillimin e mbarë për klasat shqipe në diasporë, ku librat “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare” niveli I dhe II janë tashmë në duart e nxënësve dhe mësuesve, që me shumë dashuri dhe përkushtim po u mësojnë gjuhën e bukur shqipe, traditat dhe kulturën shqiptare, uroj një ditë të mbarë”.