njerëz

Kompleksiteti dhe çrregullsia janë pjesë e bukurisë njerëzore, sidomos në epokën digjitale

Në një botë ku gjithnjë e më shumë po dominon teknologjia e avancuar, ajo që na dallon ne si njerëz nuk është përsosmëria, por pikërisht ndërlikimi ynë. Ne nuk jemi “të thyer” për shkak të kontradiktave që kemi por përkundrazi, pikërisht ato na fuqizojnë më shumë.

Faisal Hoque, sipërmarrës, autor bestseller dhe themelues i Shadoka dhe NextChapter, shkruan se pyetjet identitare si: “Jam aziatik ose ndoshta amerikan?”, “Jam sipërmarrës ose ndoshta autor?”, “Emocional ose ndoshta racional?” nuk kanë përgjigje me “ndoshta”. Përkundrazi, përgjigjja është thjesht: “ po jam”.

Ne nuk pyesim nëse bota është vërtet natë apo ditë, apo nëse vera është disi më e rëndësishme se dimri. Ne pranojmë nxehtësinë e diellit dhe të ftohtin e një liqeni alpin; ne lejojmë që sheqeri të ekzistojë po aq sa kripa.

Ka një mençuri të thellë në këtë, dhe ne duhet ta zbatojmë atë edhe për veten tonë.

Siç tha poeti Walt Whitman, ne jemi të pafundëm, ne jemi turma. Ne jemi të aftë për dashuri dhe urrejtje, për zemërim çnjerëzor dhe durim engjëllor. Ne jemi njëkohësisht të brishtë dhe elastikë, logjikë dhe irracionalë, të vetmuar dhe të lidhur. Në vend që të përpiqemi të zgjedhim midis këtyre gjërave, pse të mos i përqafojmë të gjitha?

Kompleksitetet dhe kontradiktat tona nuk janë probleme që duhen zgjidhur. Ato janë dhurata që duhen jetuar.

Çfarë ka mësuar Faisal Hoque mbi kontradiktat krijuese

Gjatë viteve të bashkëpunimit me liderë inovativë në teknologji, biznes dhe fusha krijuese, Faisal Hoque ka vënë re një tipar të përbashkët: mendimtarët më origjinalë janë ata që përqafojnë kontradiktat e tyre.

Qoftë dizajneri që fiksohet pas detajeve perfekte, por që i hedh poshtë rregullat konvencionale kur i vjen frymëzimi. Apo për sipërmarrësen që kombinon optimizmin e palëkundur për vizionin e saj me vëmendjen paranojake ndaj asaj që mund të shkojë keq. Këta njerëz nuk janë të hutuar; ata janë kompleks dhe përqafimi i kompleksitetit është superfuqia.

Ky vëzhgim përputhet në mënyrë të përkryer me hulumtimin inovativ të Mihaly Csikszentmihalyi mbi kreativitetin . Pas dekadash studimi të individëve krijues, ai arriti në një përfundim të thellë: njerëzit krijues janë kompleks. Siç shkroi ai 30 vjet më parë, njerëzit krijues “tregojnë tendenca mendimi dhe veprimi që te shumica e njerëzve janë të ndara. Ato përmbajnë ekstreme kontradiktore ; në vend që të jenë një individ , secili prej tyre është një shumicë “.

Kompleksiteti nuk është një defekt në sistemin operativ. Është veçoria që nxit inovacionin.

Bazuar në punën e Csikszentmihalyi, Faisal Hoque përmbledh disa nga çiftet kontradiktore që nuk janë dobësi, por motorë të krijimtarisë.

1. Përulësia dhe krenaria

Individët krijues besojnë thellësisht në punën e tyre edhe pse e dinë sa shumë nuk dinë. Ata do ta mbrojnë me forcë vizionin e tyre, ndërkohë që mbeten të hapur ndaj gabimit në çdo gjë. Kjo nuk është pasiguri, është mençuri. Krenaria e tyre nxit veprimin; përulësia e tyre nxit rritjen.

Praktikë : Shkruaj një gjë që po mëson dhe një gjë për të cilën je krenar. Mbaji të dyja parasysh.

2. Gëzimi takon disiplinën

Krijuesit e mëdhenj janë fëmijë profesionistë. Ata i qasen problemeve me habinë e një 5-vjeçari që pyet: “Pse?” “Po sikur?” Pastaj ata ndërrojnë plotësisht mënyrat e jetesës; bëhen rigorozë, metodikë, pothuajse obsesivë për ta bërë realitet. Pa lojë, nuk ka zbulim. Pa disiplinë, nuk ka realizim.

Praktikë : Kaloni pesë minuta duke vizatuar ose duke luajtur me një ide. Pa rregulla, thjesht eksploro.

3. Vetmia dhe bashkëpunimi në ritëm

Disa ide lindin në heshtje, të tjera lulëzojnë në biseda. Vetmia dhe dialogu duhen në ritëm.

Praktikë : Caktoni një mëngjes këtë javë për punë individuale. Caktoni një bisedë për kafe. Vini re ndryshimin.

4. Përqafimi i kaosit brenda strukturës

Kam mësuar të përqafoj si kaosin ashtu edhe rendin në procesin tim krijues. Disa ditë, kam nevojë për seanca të egra shkëmbimi idesh ku idetë përplasen me njëra-tjetrën pa rregulla. Ditë të tjera, kam nevojë për fletëllogaritëse dhe sisteme për t’i kthyer këto përplasje në realitet. Idetë revolucionare lindin në çrregullim, por lindin nëpërmjet disiplinës.

Praktikë : Mbani një dosje me “ide të rastësishme” në telefonin tuaj. Një herë në javë, renditeni.

5. I fuqizuar nga pasiguria

Ndërsa të tjerët nxitojnë të zgjidhin paqartësitë, rri me pyetje të hapura. Disa nga njohuritë më transformuese vijnë nga qëndrimi në pasiguri në vend që të imponojmë përgjigje të parakohshme.

Praktikë : Shkruaj një pyetje pa përgjigje në një fletë ngjitëse. Vendose aty ku mund ta shohësh çdo ditë. Mos u përpiq ta zgjidhësh, jeto me të.

6. Ndjeshmëria e shoqëruar me qëndrueshmëri

Kreativiteti kërkon cenueshmëri. Ide të refuzuara, biznese të dështuara pasi je përballur me shumë kritika, kjo dhemb çdo herë, por të mëson të metabolizojë atë ndjeshmëri në karburant për përpjekjen tjetër.

Praktikë : Kur diçka të dhemb, ndalo dhe pyet: “Çfarë mund të mësoj?” “Çfarë vjen më pas?” Ec përpara.

7. Urgjenca e balancuar me durimin

Mund të ndiheni të frymëazuar për të krijuar, megjithatë puna kuptimplote zhvillohet sipas afatit të vet kohor. Duhen vite për të kuptuar se mund të kesh urgjencë për procesin, ndërkohë që ke durim me rezultatin.

Praktikë : Bëni tre lista: Sot. Këtë Muaj. Këtë Vit. Vendosni nga një gjë mbi secilën.

Sipas Faisal Hoque, kontradiktat tona nuk janë defekte për t’u riparuar, por tipare për t’u zhvilluar. Ato janë burimi i magjisë njerëzore dhe aftësia për të mbajtur të vërteta të shumta, për të krijuar lidhje të papritura, për të ndërtuar diçka nga tensioni dhe imagjinata.

Puna dhe suksesi i tij ndër vite, në bashkëpunim me kompani si MasterCard, American Express, GE, Home Depot, IBM, PepsiCo, e deri te institucionet shtetërore amerikane si Departamenti i Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare, dëshmojnë që ky qasje funksionon. Në kohën e inteligjencës artificiale, epërsia më e madhe që kanë njerëzit ndaj makinave është pikërisht të qenit thellësisht njerëzor dhe i ndërlikuar, emocional dhe i çuditshëm në mënyrën më të bukur të mundshme.

Psychologytoday

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top