konfindustria

Konfindustria i kërkon Kuvendit ndërhyrje urgjente për ndryshime në Paketën Fiskale 2026 dhe projektligjin e “Paqes Fiskale”

Konfindustria, me rastin e miratimit në komisione të Projektligjit të Buxhetit 2026 dhe paketës shoqëruese të ashtuquajtur “Paqja Fiskale”, i bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë që të ndërhyjë gjatë shqyrtimit në seancë plenare për të bërë ndryshimet e domosdoshme në funksion të mbështetjes së industrive vendase dhe prodhimit kombëtar.

Në njoftimin e firmosur nga Administratori i Përgjithshëm, Gjergj Buxhuku, Konfindustria paraqet tre kërkesa kryesore:

1. Ulja me të paktën 20 lekë/litër e Taksës së Qarkullimit për karburantet

Sipas Konfindustrisë, kostot e larta të karburanteve kanë dobësuar ndjeshëm konkurrueshmërinë e prodhimit vendas, duke çuar shumë sektorë deri në prag falimentimi. Uljat e propozuara konsiderohen të domosdoshme për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë nga efektet e kostove të larta operative.

2. Hartimi i një skeme të re të integruar fiskale për bujqësinë

Organizata kërkon ndërtimin e një mekanizmi modern, të harmonizuar me modelet e Bashkimit Europian, që të kombinojë politikën e TVSH-së, instrumentet tregtare dhe skemat e mbështetjes financiare.
Konfindustria argumenton se skema aktuale e paraqitur në paketën fiskale është “jo funksionale, e destinuar të dështojë dhe që favorizon qartësisht importet, duke dëmtuar fermerët dhe sektorin bujqësor vendës”.

3. Përjashtimi nga ‘Paqja Fiskale’ i bizneseve të privilegjuara

Sipas Konfindustrisë, në këtë nismë nuk duhet të përfshihen subjektet që operojnë me kontrata PPP, koncesione, licenca të posaçme apo në ambiente jo-konkurruese.
“Bizneset e privilegjuara nuk mund të trajtohen njësoj me bizneset që operojnë në treg të lirë”, thuhet në njoftim.

Konfindustria thekson se ndërhyrjet e kërkuara janë të domosdoshme për të garantuar kushte të drejta konkurruese, për të mbështetur prodhimin vendas dhe për të shmangur deformimet në treg që mund të shkaktohen nga paketat e reja fiskale.

Citimi i Ditës
Albanian Edition

“Brenda teje është një forcë më e madhe se çdo pengesë.”

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top