Në 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, krahas personaliteteve shqiptare, urimet dhe vlerësimet për komunitetin shqiptar kanë ardhur edhe nga personalitete të huaja.
Në shumë qytete të botës është bërë traditë që komuniteti shqipar të festojë Ditën e Pavarësishë së Shqipërisë, me drejtuesit lokal vendas. Ka mijëra shtetas të huaj që urojnë miqtë e tyre shqiptar online, madje edhe raste kur ato ngrenë flamurin në lagjet e tyre në nder të kombit shqiptar.
Një prej fjalimëve më motivuese për shqiptarët e mbajti Kryetari i Bashkisë së New York, Eric Adams. Ai përgëzoi dhe vlerësoi kontributin e shqiptarëve në New York, (veçanërisht në sigurinë e tij) gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit shqiptar në New York.
Gjatë ceremonisë, ai tha, “duke ngritur flamurin sot ne lartësojmë shpirtin dhe energjinë e shqiptarëve. Ne jemi të lumtur ta ngreme flamurin krah për krah. Ajo çfarë na bën të mrekullueshëm është diversiteti ynë, dhe ju besoni në atë që unë besoj. Ju besoni në familje, ju besoni në biznes, besoni në zot dhe besoni në sigurnë publike.”
Ai shtoi se, djali i tij ka qenë vitin e kaluar në Shqipëri dhe kur e telefonoi, i tha se nuk ishte i sigurt nëse do të kthehej në New York, pasi e pëlqeu shumë Shqipërinë.
Kryetari i bashkisë bëri shenjën e shqiponjës me duart e kryqëzuara në fund të fjalimit.